• |
ide | kryesore

Rrahën një grua, SHÇBA merr masa për dy policë në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy efektivë policie të komisariatit të Himarës janë pezulluar nga detyra. Në njoftimin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave thuhet se efektivët janë pezulluar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetase, e cila ka bërë denoncim. Në njoftim thuhet se janë pezulluar nga detyra Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë dhe InspektorI me iniciale K.S.

“Procedimi ndaj tyre ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S”, sqarohet në njoftimin e SHCBA-se.

NJOFTIMI

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.
Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhrit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *