• |
ide | kryesore

Rrahu adoleshtentin se shkeli karantinën tek Liqeni, polici dënohet me punë publike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg policin Glen Ndreu, i cili dhunoi adoleshentin Sarandi Çobo në zonën e liqenit Artificial një vit më parë.


Dënimi për Ndreun do të kalojë në punë në interes publik. Video e dhunës në maj të 2020-ës bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Drejtoria e Standardeve pezulloi efektivin e Komisariatit nr 2, i cili u kallëzua edhe për dhunë.

Gjatë procesit penal të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, nëna e të riut të dhunuar kërkoi dënim maksimal për efektivin, i cili dhunoi adoleshentin pasi ndodhej jashtë gjatë karantinës së vendosur për masat anticovid dhe nuk respektuan sipas policisë urdhrat e Policisë.


Nëna e adoleshentit paralajmëroi ankim të vendimit të Shkallës së Parë pasi nuk ishte dakord me kalimin në punë në interes publik të 4 muajve burg.

Kujtojmë se skandali i dhunimit të adoleshentit u pasua edhe nga një deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili teksa publikonte video nga instagrami i nënës së të riut gjatë një skene filmi, e akuzonte atë se mbante armë, duke justifikuar veprimet e policëve me faktin se i riu nuk ishte rritur në mënyrën e duhur.

2 Comments

  1. 4 police per te kap nje adoleshent turpi i zotit. Pastaj del krye polici Veliu e tregon video. Shikoni cfare nene ka ky femije, ku del dhe bllof sepse nena ishte aktore dhe ajo skene ishte nje shaka pas xhirimeve. Por marrim rastin sikur nena e tij do te ishte kurva me madhe ne Tirone, cfare do te thote kjo hajt ta mbysim femijen mer legen burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu