• |
ide | kryesore

Rrëfimi i dëshmitarëve/ 2 persona vranë shqiptarin në Strasburg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një shqiptar u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të mërkure në kryqëzimin e rrugëve Frères Eberts dhe Livio në Strasburg të Francës. Viktima është një 60-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.


“Dy persona në të 30-at janë aktualisht në kërkim. Njëri duhet të ketë qenë qitësi ndërsa tjetri shofer sepse të dy ishin në një automjet. Ne po shohim për ta zbardhur çështjen brenda komunitetit shqiptar”, – tha një burim policie për mediat vendase.


“Parkova në orën 9.15 të mëngjesit dhe pashë në anën tjetër të rrugës një burrë të shtrirë në tokë dhe 3 mjekë që po përpiqeshin ta ringjallnin atë”, – thotë Youssef, një 27-vjeçar i cili thotë se është dëshmitar i skenë.

“Dëgjuam të shtëna armësh. Gjithçka ndodhi shumë shpejt” – tha një dëshmitar tjetër.

Viktima u qëllua me një plumb në kokë dhe një tjetër në gjoks.

“Pasi dëgjova një zhurmë të madhe – mendova se kishte rënë një paletë – një person me një pallto të bardhë erdhi të na shihte për të na thënë: “Mos dilni se kishte një vrasje”, – dëshmon një tjetër punëtor kompania e të cilit ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja.

“Policia më thirri për të më kërkuar të shfrytëzoja imazhet e kamerave të sigurisë të vendosura në parkingun tim. Për fat të keq, nuk mund të shihni asgjë në pamje” – tha një tjetër.

“Kjo është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur në lagje,” – tha pronari i një dyqani i cili u detyrua të mbyllej gjatë operacionit të policisë. “A jam i shokuar? Fatkeqësisht, nuk ka shumë që më trondit më”, – tha ai. ©LAPSI.al

Un homme a été abattu par arme à feu, ce mercredi matin, au croisement de la rue des Frères Eberts et de la rue Livio, dans le quartier de la Plaine-des-Bouchers, à Strasbourg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu