• |
ide | kryesore

Video/ Takat në gju të Danielson i përfundojnë Europianin Besedin: sulmuesi largohet me urgjencë në Kiev

-Instant, F1, Sport, Video



Sulmuesi i Ukrainës do të mbetet jashtë për pjesën e mbetur të Euro 2020, për shkak të dëmtimit në gju, në ndërhyrjen e tmerrshme me taka nga Marcus Danielson, gjatë sfidës së fituar 2-1 nga skuadra e Shevcenkos përballë Suedisë. Ka qenë shumë e frikshme ndërhyjra e bërë nga Danielson ndaj Artem Besedin në pjesën e parë shtesë ta takimit të 1/8: mbrojtësi suedez ndërhyri në gjurin e majtë të sulmuesit ukrainas që mbeti përtokë në dhimbje. U desh që arbitri Orsato ta rishikonte episodin me VAR për ta ndëshkuar suedezin me karton të kuq, por nga imazhet u kuptua menjëherë shkalla e dëmtimit të Besedin, që u zëvendësua menjëherë dhe u shoqërua jashtë fushave duke mos qenë në gjendje të vendoste këmbën në tokë. Lojtari është kthyer në Ukrainë për të kryer ekzaminimet e mëtejshme, ka bërë të ditur ndihmës trajneri Oleksandr Shovkovskiy.

Në Kiev lojtari do ti nënshtrohet kontrolleve të plota, që do të saktësojnë diagnozën dhe kohën e rikuperimit, në kohën kur Ukraina do të ndeshet me Anglinë në Romë për cerekfinalet e kompeticionit, duke shpresuar të shkruajë një tjetër faqe të suksesshme të historisë, duke u kualifikuar në katër më të mirat e kontinentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *