• |
ide | kryesore

Xhaka nuk fsheh më asgjë: “Në të ardhmen mund të mësoj italishten”

-Instant, Sport



Pas fitores kundër Francës, Granit Xhaka del hapur dhe i shkel syrin Romës, me të cilën e lidhin zërat e merkatos. “Të shohim se si do të shkojë, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma, por tani unë jam një lojtar i Arsenalit – shpjegoi mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane -. Pas Kampionatit Evropian do të filloj të mendoj për të ardhmen time. Interesante është të mësosh gjuhë të reja, unë tashmë kam mësuar anglisht, kështu që nuk i dihet kurrë: në të ardhmen mund të mësoj italisht”.

Mourinho e ka vendosur atë në krye të listës së tij të preferencave dhe dëshiron t’i dorëzojë çelësat e mesfushës së verdhekuqve, Arsenal është i gatshëm ta lejojë, ndërsa marrëveshja për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës me lojtarin, më i miri në fushë mbrëmjen e eleminimit të Francës, ka kohë që është arritur. Të dy klubet po negociojnë dhe Roma ka dërguar një ofertë prej 12 milion euro plus 3 bonuse te Topçinjtë. Futbollisti kishte një premtim të bërë nga anglezët se nëse do të vinte një ofertë prej 15 milionësh, ajo do të pranohej. Aprovimi i fundit nuk ka mbërritur ende, por vullneti i lojtarit në fund të fundit mund të jetë vendimtar dhe të çojë në mbylljen përfundimtare të marrëveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *