• |
ide | kryesore

Asgjë për demokracinë nga fronti i Perëndimit

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Fati i madh i regjimit të Ramës është se për herë të parë në këto tre dekada Europa e ka humbur fuqinë e korrigjuesit të demokracisë

Lapsi.al ka botuar një artikull të gjatë, ku i bëhej përmbledhje një dossier-i të gazetës franceze Liberation, lidhur me shqetësimin e rritjes së tendencave autoritare që po vihen re, si brenda vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së, po ashtu dhe atyre të Ballkanit perendimor, që po mëtojnë të bëhen pjesë. Shkrimi që merrte shkas nga kryesimi i unionit për gjashtë muaj nga kryeministri slloven, Janezh Jansa, demokrati iliberal i konsideruar nga kundërshtarët e tij si Putini i Ballkanit, e gjente zgjidhjen e kësaj situate – të paimagjinueshme vetëm tre dekada pas rënies së komunizmit – tek një rrugë sui generis: duke frenuar shtimin e BE me me vende që mund ti ngjajnë Hungarisë, Polonisë apo Sllovenisë së sotme. 

Lajmi i keq këtu nuk ishte ai me të cilin po imunizohemi përmes një vaksinimi të ngadaltë, pra ai se perspektiva e anëtarësimit po na largohet përditë e më shumë. As vendi shqetësues që zinim në indeksin e parametrave demokratikë duke u renditur pak më poshtë se Serbia e autokratit Aleksandar Vuçiç.

Liberation bën klasifikimin e demokracive të rrezikuara të Ballkanit. Ku renditet Shqipëria?

Problemi që prekej ka të bëjë me një ide fataliste me të cilën po mësohemi, atë se Europa nuk e ka më ilaçin për të kuruar rrëshkitjen drejt autoritarizmave.

Kur 30 vite më parë pjesa e saj lindore hodhi pas krahëve periudhën komuniste, fundi i historisë dukej i shkruar. Bashkë me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” edhe të rinjtë shqiptarë mendonin se nuk kishte alternativë tjetër përpos kapitalizmit, ekonomisë së tregut dhe demokracisë liberale. 

E mbrujtur me idenë se do të bënim përpara duke kopjuar kalk atë që na servirej nga perëndimi edhe klasa politike shqiptare kultivoi një lloj përtacie në betejën për demokraci. Zgjidhja gjithmonë kërkohej nga jashtë. Bëhej ’97-a dhe priteshin trupat Alba, vidheshin zgjedhjet dhe shpëtimi kërkohej në Bruksel, kapet reforma në drejtësi dhe sytë kthehen nga EUURALIUS.

Por, ndërkohë që ne vazhduam të sillemi si fëmija që pret ta ushqejnë më të mëdhenjtë, në Europë gjërat filluan të ndryshojnë. Në ish botën lindore, në Hungari, Poloni, Çeki nisën të instalohen regjimet iliberale, që nuk respektonin mediat dhe pavarësinë e drejtësisë, që shkelnin të drejtat e komuniteteve minoritare dhe propogandonin vlera të tjera nga ato të shteteve themeluese.

Është e vështirë sot të parashikosh nëse do të vazhdonin të qëndronin në pushtet në Ballkan autokratë si Vuçiçi, Rama apo Gjukanoviçi, nëse vende të BE nuk do të drejtoheshin nga Orbani, vëllezërtit Kazinski apo Janesh Janza në Slloveni. 

Krisja e modelit të demokracisë liberale brenda unionit e shndërroi në të pamundur edhe eksportimin e të njëjtës gjë në shtete që duan të bëhen pjesë e tij. Tani për demokracitë e rrezikuara të Ballkanit Perendimor nuk mund ta presin më shpëtimin nga Europa. Ajo nuk e ka për gjë të durojë nënshtrimin që po i bën një ish ministër i Millosheviçit Serbisë së sotme dhe shndërimit në pronë familjare të Malit të Zi nga Gjukanoviçi.

Në këto kushte, kur Shqipëria lëngon nën thundrën e një bande që e grabit me insistim duke i hequr edhe mundësinë që të hakmerret me votë ndaj kësaj padrejtësie, qytetarët janë dyfish të pashppresë. Nga njëra anë ata janë peng i një opozite të kapur, pa forcë, pa ideale dhe pa ide. Ndërsa për herë të parë në këto 30 vjet, ata po humbin shpresën tek fuqia korigjuese që ushtronte Europa. 

Ditë më të mirë se kjo për regjimin që ka instaluar Edi Rama nuk mund të ketë. Forcimini autoritarizmit të tij po shoqërohet me zbehjen e vlerave të BE-së, e cila ngaqë nuk ka dot forcën të korigjojë vetveten si zgjidhjen e vetme për ne ka gjetur të na mbajë larg vëmendjes.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Mos i humb shpresat Bushat, gerdalla i Surrelit kot e ka eshte bere si ai mishi i qelbur qe i vje era ne gjith evropen prandaj kote e ka palloshi sepse s ka as mend as byth per te qeverisur me sepse s ka tru fare vetem po qeveri qar i servir vllau i tije Vuciq

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DHE DULLA DOTI JANE NE BERE GATI PER TJU OFRUAR PER NJE TRESHE RICHARD GRENELL thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ISHTE GATI TE JA FUSTE K**In Ne PRAPANICE RICHARD GRENELL VETEMSE ANDI BUSHATI E NGACMOJ BYTHQIRIN ME NJE POSTIM NE FB ,

  3. Shtrengo bythen or Mec se breket i ke te grisura.
    Shkrimi eshte me moral nxenesi gjimnazi por ka edhe elemente kopjeje.
    Ec dhe ec dhe ha nje spec.
    Po presim ndonje hata nga Shkullaku qe po theket ne plazh.
    Edhe gjnkallat plasin kur eshte vape.

  4. Llalla do fitojë pafajësinë, si Fullani dikur, Gjingjoni po na del “engjëll”, djali i Saliut bën orgjira, budallenjtë e politikanëve studiojnë në kolegje e universitete euroantllantike . Ja bëni ca durim dhe do të shihni se si do shpëtojë djali i biznesmenit që çoi në varr një familje … dhe përsëri do lëvizë me shpejtësi skëterre duke u kapardisur para policisë e drejtësisë. E pse jo, kur Saliu e djali i tij së bashku me Mediun hodhën në erë një fshat të tërë e çuan në varr 26 njerëz e shëtisin të lirë, madje kriminelet do të të bëjnë edhe moral, duke u tallur me ty?

    Në fejsbuqe,portale ,kafene,” luftojmë” si “donkishotianë” se nuk kemi këllqe si ” robinhudër” …prandaj le të kënaqemi me mbijetesën” për t’i dhënë kuptim vuajtjes “

  5. GREG KRISTAQ RAMA ,QKA MUNDE TE JETE ME EDI RAMEN ,GJYS VELLAI NGA GRUEJA GJYS VELLAIT NGA BABAI NIP NGA BABAI -VETEM YMER GELBAZA KELLIRA MUND TA DI?! thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SIVJET PUSHIMET DO TO KALOJ NE DURRES ME FRROK CUPIN ASTRIT PATOZIN DHE RRAHMAN RRAJEN,DO TA MARIN NJE DHOME DHE GUZHINE ,KETO SHPENZIME JANE TA PAGUARA NGA EDI RAMA DHE RICHARD GRENELL

  6. 2 korrik 1990
    shqiptaret iknin nga syte kembet
    nga ai Rama i Pare Alia

    2 korrik 2021
    shqiptaret njelloj po largohen,
    nga ky Rama i Dyte lemeria

    O Popull i shumevuajtur,
    ne do qe vendin ta gezosh,
    rracen e Ramave nga pushteti,
    perjete duhet qe ta shkelmosh!

  7. Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

    Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë euro.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *