• |
ide | kryesore

Arrestohen dy të rinj për falsifikim kartmonedhash

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pas një operacioni të zhvilluar nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3. të arretsuar janë . B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Sipas uniformave blu, këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara,  dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara,  dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *