• |
ide | kryesore

“Cruella”, filmi që po bën publikun për vete

-Instant, Paparazzi, Slider



Disney ka risjell një film të quajtur “Cruella”. Ky film ka shumë mistere dhe gjithashtu një skenë që na jep të dhëna rreth historisë së Cruelës “djallëzore”.

Ngjarja zhvillohet në Anglinë e viteve 70 kur epoka e ‘punk rock-ut’ zgjoi vendin. Filmi “Cruella” tregon historinë e Cruellës, një vajzë me gjysmë flokë bjonde dhe gjysmë të zeza, e cila që nga fillimi u tregua si një vajzë e zgjuar dhe dinake e cila është paksa e çmendur dhe pëlqen gjëra të çuditshme dhe kjo sigurisht që është në përpjesëtim të kundërt me nënën e saj e cila është e sjellshme, e butë dhe gjithashtu kujdeset gjithmonë për Estelën (emri i vërtetë i Cruellës) me shumë përzemërsi. Por fatkeqësisht për Estelën, jeta që u gjet nuk zgjati shumë.

 Në një natë balloje, ndodhin gjëra të papritura. Aty, Estela gjeti njerëz që ishin veshur paksa çuditshëm. Estela pa nënën e saj duke biseduar me një nga stilistët e famshëm të modës atje, por kur Estela donte të vraponte tek nëna e saj, stilistja i fryu bilbilit që thërret qentë dalmatë, dhe qentë e stilistes menjëherë e shtynë nënën e saj në një humnerë. Kjo ishte kur Estela ishte shumë e trishtuar sepse humbi nënën e saj. Estela ikën nga festa dhe hidhet në një makinë mbeturinash.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *