• |
ide | kryesore

Ekspertët shqiptarë: Më e keqja e pandemisë së Covid ka kaluar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka takuar virologun shqiptar Arban Domi që jeton në SHBA, dhe të dy janë të mendimit se e keqja më e madhe lidhur me pandeminë e Covid-19 ka kaluar.

Brataj thekson nuk do të ketë më një valë me përmasa të asaj që ka kaluar, por bën thirrje për respektim të rregullave dhe vijimin e procesit të vaksinimit në masë.

“Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të dy e mendojmë njësoj: E keqja më e madhe ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që kaluam!

Vaksinimi duhet të vazhdojë në masë! Vaksinimi duhet të bëhet edhe nën moshën 18 vjeç! Kujdesi për një pandemi që nuk ka mbaruar duhet të jetë në vazhdim, me respekt im të masave dhe vaksinim në masë” – shkruan Brataj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *