• |
ide | kryesore

Liberation bën klasifikimin e demokracive të rrezikuara të Ballkanit. Ku renditet Shqipëria?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Fillimi i korrikut, dita kur ish republika jugosllave e Sllovenisë ka marrë presidencën 6 mujore të Bashkimit Europian, me premtimin për ta çuar më përpara afrimin e Ballkanit Perendimor me unionin, ka ringjallur edhe njëherë shumë pikpyetje. Fakti që udhëheqësi populist iliberal, Janezh Jansa (djathtas në foton lart) do të kryesojë për gjysëm viti BE-në, i shoqëruar nga përhapja e këtij modeli që bie ndesh me vlerat e 27- shes edhe në Hungarinë e Orbanit apo në Çeki, e Poloni po ringjall frikrat se zgjerimi i mëtejshëm mund ta bëjë edhe më lëmsh Europën.

Në këtë prizëm e përditshmja franceze e së majtës, Liberation, që i ka kushtuar një dossier kësaj çështjeje, ka bëër një klasifikim të regjimeve autoritare dhe gjysëm autoritare të kontinentit, duke përfshirë aty vendet anëtare të BE si dhe ato që aspirojnë të bëhen pjesë.

Natyrisht tek vendet me demokraci të cunguar renditet edhe Shqipëria. Gazeta ka bërë një klasifikim sipas të dhënave të Freedom House, të vendeve të Ballkanti dhe të Europës qëndrore, ku në bazë të rregullsisë së zgjedhjeve, lirisë së medias, drejtësisë së pavarur dhe korrupsionit, cecili shtet merr notat nga zero deri në 100 (sa me e kuqe e mbyllur aq më keq, sa më e çelët ngjyra aq më i lartë niveli demokratik/tabela poshtë).

Aty Shqipëria renditet me 46 % pothuajse pas Serbisë 48 % dhe Maqedonisë së Veriut 47%.

Por, për të kuptuar me fjalë se çdo të thotë kjo renditje për ne është mirë të krahasohet përshkrimi që Liberation i bën Serbisë së Vuçiçit që renditet me vetëm dy pikë më mirë. “Së bashku me Malin e zi, Serbia është më e avancuara në procesin e integrimit. Por bilanci i Aleksandër Vuçiçit, kryeministër që prej 2014 dhe president i republikës që prej 2017, është larg standarteve të BE. Ai kontrollon mediat, ka shtuar kultin e personalitetit, zgjedhjet janë bojkotuar nga opozita. Ish ministri i Millosheviçit e kontrollon vendim me një dorë të hekurt, pa nxitur shqetësimin e Brukselit”.

Pra, duke parë këtë analizë problemi nuk është vetëm të kuptohet se si vizatohet Shqipëria që me pikë është edhe pas Serbisë, por të hidhet dritë edhe se pse, shumë vende europiane janë nguruese ta shtojnë BE me modele shtetesh autoritare që mund ti ngjajnë Hungarisë apo Polonisë. “Këto vende janë të gërryera nga korrupsioni dhe po rëshkasin drejt autoritarizmit”, shkruan Liberation.

Prandaj gazeta thotë se propozimi i ish presidentit francez Mitterrand, menjëherë pas rënies së komunizmit, që vendet e lindjes mos bëheshim menjëherë anëtare, por integrimi të bëhej hap pas hapi, duke filluar me ngritjen e një konfederate, ndonëse mori shumë kritika ishte më i drejti. Gazeta i jep të drejtë edhe presidentit Macron që vuri veton në tetor 2019 ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pa vendosur më parë një sistem kontrolli për përparimin e tyre, që nund ta kthejë dhe mbrapa procesin, nëse vendi kandidat bën regres.

“Ky propozim ngjalli polemila të forta në shtypin gjerman dhe britanik sa arritën deri në akuza se Franca do ti lërë Ballkanin Rusisë dhe Kinës- shkruan e përditshmja-. Por në shkurt 2020 komisioni i pranoi shumicën e propozimeve franceze. Tani proçesi ëshë i kthyeshëm. Kështu edhe nëse negociatat mbi 6 grupet tematike të politikave të BE përfundojnë, ato mund të rifillojnë nga e para nëse gjat kësaj periudhe vërehen regrese”.

Pra, përballë hapave pas që po bën demokracia në rajonin tonë BE si ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër veçse të kujdeset që ky virus të mos bëhet më i fortë edhe brenda saj.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Ne fakt kryeministrin aktual ose liderin suprem, me nder me thene, e kemi etalon demokracie.
    Ju ka ngel ora te Berisha patronazhisteve.

  2. Llalla do fitojë pafajësinë, si Fullani dikur, Gjingjoni po na del “engjëll”, djali i Saliut bën orgjira, budallenjtë e politikanëve studiojnë në kolegje e universitete euroantllantike . Ja bëni ca durim dhe do të shihni se si do shpëtojë djali i biznesmenit që çoi në varr një familje … dhe përsëri do lëvizë me shpejtësi skëterre duke u kapardisur para policisë e drejtësisë. E pse jo, kur Saliu e djali i tij së bashku me Mediun hodhën në erë një fshat të tërë e çuan në varr 26 njerëz e shëtisin të lirë, madje kriminelet do të të bëjnë edhe moral, duke u tallur me ty?

    Në fejsbuqe,portale ,kafene,” luftojmë” si “donkishotianë” se nuk kemi këllqe si ” robinhudër” …prandaj le të kënaqemi me mbijetesën” për t’i dhënë kuptim vuajtjes “Shpellkare kujdes nga salihu se ja u zhduk varret

  3. po cdemokraci kerkoni kur kryetaret e partive jane te njejtet prej vitesh,kur asnje s,hap krahun.as berisha qe vajti 80 vjec e ska deshire te gezoj pensionin..i gjati do mandatin e 4.luli po te 4 e opozites.te njejtet analiste cdo dite..shteti mut gjithmone.dhe te njejtet komentus qe te shajne nga cte permban pragu i deres po u shave kryetaret..domosdo qe ske demokraci..nderkohe hapni librin e shtepise per njeri tjetrin …elita ju vezhgon

  4. Si ishte Shqiperia kut Berisha erdhi ne pushtet ( 1992 ) ? Si ishte Shqiperia kur Berisha per her te dyte erdhi ne pushtet ? E mbani mend ?? Mendoj se ne , shqiptaret vuajm nga ”Sindroma e Stockholm-it” , jemi mos mirnjohes dhe harrojm shume shpejt. Ne edhe Ismail Qemalin e perzume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *