• |
ide | kryesore

Meta dhe Basha në festën e Yuri Kim për “4 korrikun”, mungon Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një ceremoni për Ditën e Pavarësisë së SHBA. Të preniashëm ishin Presidenti Ilir Meta, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe politikanë të tjerë. Mungonte kryeministri Edi Rama që ndodhet në Ohër në një samit rajonal.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, ambasadorja tregoi se si u rrënjos demokracia në Amerikë, ndërsa theksoi dhe për partneritetin me Shqipërinë.

“Një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa pasur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, – tha Kim.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *