• |
ide | kryesore

Në kërkim nga Policia e Kurbinit për kultivim droge, arrestohet 30-vjeçari në Malësinë e Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *