• |
ide | kryesore

Palmer: SHBA e zhgënjyer që nuk u mbajtën konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zv.ndihmës sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer në Forumin e Prespës për Dialog deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që çështja e mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbeti e pazgjidhur, pavarësisht mbështetjes së fortë të presidencës portugeze të BE-së dhe disa partnerëve europianë dhe zgjidhjet e arsyeshme që u propozuan.

“Sepse kjo, sinqerisht, prek edhe objektivat dhe veprimet tona. Këto shtyrje kanë dobësuar ndikimin kolektiv të SHBA-së dhe BE-së dhe kapacitetet e tyre për të çuar përpara objektivat tona të përbashkëta në rajon, ndër to jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe kryerjen e reformave kushtetuese dhe ato të integrimit europian në Bosnje-Hercegovinë, por edhe çështje të tjera më të gjera rajonale”, theksoi ai.

“SHBA mirëpresin njoftimin e fundit të Komisionit Europian lidhur me marrëveshjen për asistencën e paraantarësimit, që do të financojë planin e investimeve të BE-së. Do të dëshiroja të rikujtoja këtu atë që Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi së fundmi se ”është thelbësore që Bashkimi Europian u qëndron angazhimeve të tij ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Sikurse deklarova, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për më tepër kur konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe integritetin e angazhimeve tona kolektive. Rreziqet vazhdojnë të rriten. Kam hasur në kritika të përsëritura lidhur me rolin e SHBA-së në këtë rajon. Ndokush madje guxon të thotë që SHBA-ja është angazhuar me dorë të rëndë. Ka të tjerë që shprehen se SHBA-ja në fakt nuk është e angazhuar mjaftueshëm. Fakti është që SHBA-ja ka qenë në angazhuar vazhdimisht në realizimin e qëllimeve të saj të përgjithshme”, -shtoi Palmer.

“Vizioni ynë afatgjatë për rajonin është një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët e tij, i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në Bashkimin Europian dhe në strukturat Euro-Atlantike. Ajo që më jep shpresë është që ky nuk është vetëm vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, por është gati e padallueshme nga ajo që kërkojnë edhe partnerët dhe aleatët tanë europianë. Madje edhe më e rëndësishme është që ky vizion është gjithashtu vizioni i artikuluar qartë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor”, -vijoi ai.

“Ky vizion i përbashkët përfaqëson fuqinë tonë të përbashkët dhe duhet të shërbejë si udhëzuesi ynë ndërsa ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë Bashkimit Europian. Ne nuk duhet të harrojmë këtë objektiv, pasi përndryshe rrezikojmë të dështojmë në dekadat e ardhshme në përpjekjet për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe si pjesë e një familjeje të fortë trans-atlantike”, -tha Palmer.

“Udhëheqësit e rajonit duhet të marrin fort në dorë të ardhmen europiane dhe të gjenerojnë presionin e brendshëm i nevojshëm jo vetëm për të arritur progres kolektiv në një të ardhme të afërt, por të ndryshojnë në mënyrë aktive rrëshqitjen në një territor regjimesh hibride. Përndryshe, bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të mbeten përjetësisht të paarritshme. Si pjesë të kësaj, udhëheqësit në rajon duhet të krijojnë dhe shfrytëzojnë tani mundësitë për zgjidhjen përmes dialogut dhe kompromisit të të gjitha dallimeve, që frenojnë vendet dhe popujt e tyre në arritjen e potencialeve të tyre të plota. Nëse kjo nuk është gjithëpërfshirëse, atëherë kjo do të mbetej përgjysmë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

“Për këtë qëllim, SHBA-ja po nxit Kosovën për një qasje pozitive me fqinjët e saj dhe nxit fqinjët e Kosovës që ta përfshijnë Kosovën me të njëjtën frymë pozitive. Me të njëjtën rëndësi, SHBA-ja po nxit Serbinë që të marrë një angazhim politik për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit”, shtoi ai.



12 Comments

  1. I zhgënjuer Palmer!!!!Për kë?Për Europën që nuk do që të krijohen shtete diktatoriale.Dmth të veprojë në një vijë me ju që ndihmoni këto shtete autokrate si dhe Shqipërinë.Pra ju zhgënjeheni që Europa do në gjirin e saj këto shtete???Harojeni dhe vihuni në një vijë me Europën dhe të ndëshkoni këto vënde.Pra sipas jush të tolerohet Shqipëria që vidhen zgjedhjet dhe shteti është bërë njish me krimin e trafiqet dhe ku vidhet çdo gjë publike.Apo Serbinë që bëri zgjedhje pa opozitë.Janë të tjerët që po zhgënjehen nga ju kampionët e demokracisë!!!!

  2. Zyrtare diplomatike me idiote se keto te dy administratave te fundit Trump dhe Biden ku kryesojne Grenell dhe Palmer DASH nuk ka patur kurre

  3. USA i vetmi aleat qe ka Shqiperia BE eshte vetem nje bashkesi e korruptuar qe po shkon drejt shperberjes ….

  4. Z.Palmer!: se pari ju jeni pergjegjes per katrahuren qe ka krijuar rilindja ne Shqiperine e shumevuajtur nga megalloman si Edvin Rama qe e lejuat te bej zgjedhje moniste,, te vjedh dhe te masakroj zgjedhjet e 25 prillit,Te lere vendin pa gjykate kushtetute per 4 vjet,ta shenderroj Shqiperine ne prodhesen dhe eksportuesen me te madhe te droges ne Europ,ta rrise korrupsionin si asnjehere tjeter ne historine e Shqiperise,ta rrise borxhin publike ne 82%,ta shenderoj shtetin ne shtetin e krimit dhe shpernguljen massive te shqiptareve qe nuk po shohin te ardhmen e tyre ne vendin e tyre! Z.Palmer nqs I doni te miren Shqiperise duhet te ndalni urgjentisht pushtetin njepartiak te Edvin mortjes ,te ktheni institutions e votes se lire prrjedhoj te instaloni demokratik ,perndryshe ju do ta humbisni Shqiperine sic e humbet me 1945 kur E.Hoxha dhe komunistet more pushtetin dhe e lane Shqiperine per 45 vjet jashte Europe’s dhe botes se qyteteruar ! Please you must do it ,is never late!

  5. Flet per dobesim te interesave te USA dhe Bashkimit Europian,per veprimet dhe aktivitetin e USA qe nuk e ka ndihmuar mos mbajtja e konferences Nderqeveritare per Shqiperine dhe MV ?!
    Po bashkpunimi Juaj me qeveri te korruptuara,me qeveri te lidhura me krimin dhe qe vjedhin zgjedhjet ka ndonje problem ?!
    Apo keto nuk ndikojne te interesat strategjike te USA ?!
    Ju sygelldoq doni ti fusni Derri n Maç Europes dhe ku ju djeg e ju dhemb ju pastaj ?!
    Ju po mbeshtesn qeveri terroriste dhe po bashkpunoni me to !!!
    Interesat e qytetareve te ketyre vendeve as qe u plas fare,po fare !!!
    Persa kohe ka politikane te korruptuar qe nuk ua thone troç ne sy qe po punoni kunder interesave te qytetareve te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut,vazhdoni eksperimentoni me kaviet !!!

  6. E bete llum Shqiperine me keq se c’ishte. A nuk eshte me mire t’i lini shqiptaret ne fatin e tyre se mbase mesohen dhe ecin vete? Gjithe jeten me paterica, nje komb duhet ta meritoje demokracine, duke punuar dhe pse jo edhe luftuar per te cdo dite. Po mbeshtesni instalimin e nje regjimi, jeni te vetedijshem per kete, sepse ne kete moment keni interesat tuaja. Ai qe del me humbje nga kjo loje eshte ky popull kokeulur, cdo dite e me I varfer, cdo dite me pak I lire. Nderkohe Edi Rama dhe shpura e tij nginjet me ndihmen tuaj te cmuar.

    ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *