• |
ide | kryesore

Seanca e parafundit e legjislaturës/ Kuvendi kalon marrëveshjen me ‘Pfizer’ dhe ndryshimet në buxhetin e 2021

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme plenare, e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer me 98 vota pro, 5 kundër, 1 abstenim.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se blerja e 23.400 dozave është një tjetër kontratë që Qeveria ka me kompaninë Pfizer, veç asaj për blerjen e 500 mijë dozave e nënshkruar muaj më parë.

Këto doza pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Në projektligj, thuhet se këto doza vaksine kundër covid-19, do të mbulohen nga fondi rezerv i Buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Po kështu Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.

Me 82 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *