• |
ide | kryesore

Bardot gjobitet për fyerje të gjuetarëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Një gjykatë në veri të Francës dënoi të famshmen Brigitte Bardot me një gjobë prej 5.000 eurosh për fyerjen e presidentit të Federatës Franceze të Gjuetarëve.

Ish-aktorja gjithashtu do të duhet të paguajë 1.000 euro dëmshpërblim për Willie Schren, si dhe 1000 euro për shpenzimet gjyqësore, transmeton KP.

Gjykata në qytetin e Ara urdhëroi Brigitte Bardot të fshijë të gjitha tekstet në të cilat ajo fyen Schren nga faqja e internetit e fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve brenda 15 ditësh. Ajo do të duhet të paguajë 100 euro për çdo ditë vonesë.

E njohur për angazhimin e saj të madh në luftën për të drejtat e kafshëve, ish-aktorja shkroi në tetor 2019 në faqen e internetit të fondacionit të saj se gjuetarët janë “nën nivelin e një qenie njerëzore, frikacak të tmerrshëm dhe se ata janë terroristë të botës së kafshëve”. Ajo përmendi Schren si një shembull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *