• |
ide | kryesore

Detaje nga operacioni ‘Shpirti”: Dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, rol aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar të koduar ‘Shpirti’, në kuadër të të cilit janë lëshuar 38 urdhër arreste.

Në një raportim për News24, gazetarja Klodiana Lala zbardhi edhe rolin që kishin patur dy shoqëruesit e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, përkatësisht Hekuran Marku dhe Agustin Deda, në trafikun e drogës, të vënë tashmë në pranga. Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dyshohet sipas SPAK se kanë patur rol aktiv në trafikun e drograve nga Shqipëria në drejtim të Italisë.


Gazetarja Klodiana Lala tha se nga hetimet e nisura në 2014, nga autoritetet italiane rezultonte se zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare, të drejtësisë, por edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm kishin rol aktiv duke garantuar që sasitë e drogës të kalonin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, konkretisht dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit i cili gjithashtu është duke u përballur me drejtësinë shqiptare me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, janë Marku dhe Deda me një rol aktiv në grupet që kanë trafikuar, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, 6 ton drogë, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Këto sasisë janë të konfirmuara zyrtarisht nga SPAK por mund të kenë edhe sasi të tjera të cilat cilat mund të jenë trafikuar pa u pikasur nga autoritetet. Operacioni ka nisur orët e para të ditës së sotme, nga 38 persona, 10 prej tyre janë arrestuar në dy operacione të mëparshme.

Ndërkohë ish zv/drejtori i Policisë në Vlorë, Ilirjan Balla, i cili së fundmi ushtronte detyrën në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjithashtu dyshohet të ketë patur rol aktiv dhe garantonte trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, duke mbajtur larg policinë nga trafikantët, dhe ndërkohë është arrestuar, në masën e ‘arrestit në shtëpi’, Festim Lelaj një ish zyrtar policie në Fier, i cili gjithashtu ka qenë i arrestuar më herët për trafik drogë.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se gjithashtu është edhe një zyrtar policie në Durrës Artur Krasniqi, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi.

Sakaq, nga të dhënat paraprake të SPAK, konkretisht hetimi i ndjekur nga prokurori Vladimir Mara, rezulton se kolegu i tij Maksim Sota sipas të dhënave qëndronte me trafikantët dhe i favorizonte ata sa i përket hetimeve, dhe caktimit të masave të sigurisë.

15 Comments

  1. He mor ST qe i ke gjurmet gjithandej. Ti dhe drejtorucet e tu qe i ke te gjithe si vetja, o hajdute o trafikante, o bythlepires, o mashtruesa, o kurva …. Isahlla ka nje ZOT lart te ju jape drejtim te gjitheve nje dite !
    E ke akoma jahtet apo i ke kthyer ne gure te cmuar a flori, o qe su zuri fytin akoma pangopesia… nga Shkezen B te Zamir M

  2. opa dhe nja 7 emisione Fevziu prap per Tahirin, pa per Berishen qe konsiderohet si koka e korrupsionit dhe antidemokracise u mbyll me nje gjysem emision qe me shume e mbrojten se sa i kerkuan llogari

    1. Per cfar ti kerkojn llogari berishes???? Edhe ata qe e kan akuzuar asnjeeeee fakt te shkruar nga e zeza ne te bardh nuk! Akoma mereni me saliun! Kan nja 8 vjet qe po ju han nga koka kta lideret evropian qe i doni aq shume!

  3. Po si do të ishte ndryshe!!!Po pse bënë gjithë atë propagandë kundër Pd e Berishës me akuza të gjithëllojshme???Dhe rezultati??Nuk pamë ndonjë akuzë të shndrohej në gjykim e dënim!!!Problemi ishin të vinin në pushtet për të bërë keto që bënë e po bëjnë.Kujtuan se do të jenë të përjetshëm.E bënë detin kos e o burra se nuk na bëjnë gje as Europa as Amerika.Dhe po i arrestojnë të vetët ,aspaku, por që ja vunë dy këmbet në një këpucë policitë ndërkombëtare ku funksionin shteti ku policët janë të tillë dhe jo trafikantë si këtu duke qënë dhe vet ish ministri.Plehra janë asgjë tjetër.

  4. Po dhe shefit po ja pregatisin dhe ai vetë po e pregatit sumën.Nuk është Amerika që është mbytur nga trafiqet e drogës por janë vendet europiane.Dhe do jetë Europa që do shpëtojë Shqipërinë.Si Amrika bën luftë të madhe me kartelat e drogës meksikane ashtu do bëjë Europa me Shqipërinë.

  5. Sajmja nuk i bente ne heshtje po he, me aprovimin e Ramsit i bente , duhen leke per me bo shkolla, rruge, me rregullu nai gjo e me bo kulla.

    Te gjithe pislliqet e atije vendi te bunkeri skicoz skenohen e organizohen.

  6. I gjithe sistemi i rilindjes eshte i mbeshtetur te droga dhe patronazhistet.
    Tani qe mbaruan zgjedhjet arrestojne disa ndihmes/shoqerues te karteleve te droges. Ne te njejten menyre vijon prishja e ndertimeve pa leje.
    Pse nuk beheshin keto arrestime para zgjedhjeve? Eshte me se e qarte se qeveria e rilindjes eshte ne sinkron te plote me SPAK-un. SPAK-u vepron vetem me urdherin e udheheqjes se rilindjes; Rama, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri.
    Pse nuk arrestohen organizatoret dhe perfituesit e biznesit te droges; deputetet, ministrat, ishministrat ?

  7. Çunat e Sajës do e hajin një ditë, por të votosh tre here radhazi sektin mavi që të na qeverisë, kjo është lajthitje dhe kapitullim ndaj së keqes.

  8. Nuk thoshte kot Saimiri Bravo Cuna! Paska patur te drejte, ndersa vete i mbikqyrte me jahtin e tij, sepse Saimiri cuditerisht kishte leje drejtimi per anije?! A ka ndonje vend ne glob qe ministri merr leje drejtimi anije???
    Apo nje thes me euro qe iu gjeten ne makinen e ish shoferit ne Elbasan, qe u justifikua se i kishte harruar gruaja ne makine. Si eshte e mundur qe gruaja e tij mban shuma marramendese cash me vete dhe ne makine!?
    Se cfare provash kerkon me tej SPAK-u mbetet per t’u pare.
    Edhe ne vendet e Afrikes lindore nuk ndodhin keto qe bejne qeveritaret e rilindjes.
    SPAK dhe Rilindje jane bere nje sic duket, ndersa populli pret qe ky lloj soji te integroje vendin ne EU.

  9. Ky birbua Agustin Deda eshte i aferm i Pjerin Ndreut, dhe eshte Pjerin Ndreu qe merr pjesen me te madhe te fitimeve nga ky bizness. Pas cdo shoqeruesi eshte nje minister ose deputet qe duhet te furnizohet rregullisht me euro. Shikoni apartamentet e tij te 21 Dhjetori, si ka mundesi nje shoqerues ka disa apartamente e lokale, etj.
    Bravo Cuna!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.