• |
ide | kryesore

Eriksen del për herë të parë nga shtëpia pas infarktit në fushë: danezi luan futboll me të birin

-Instant, Sport



Pas frikës së madhe, jeta e Christian Eriksen ngadalë po kthehet në normalitet. Për herë të parë që nga infarkti që e goditi lojtarin ndërsa ishte në fushë kundër Finlandës dhe pasi u largua nga spitali, mesfushori danez ka dalë nga shtëpia e tij në Odense. Fundjava ka qenë momenti i duhur për të luajtur me djalin e tij tre vjeç dhe për tiu gëzuar përsëri jetës. Një shenjë se shëndeti i tij është i mirë, të paktën për sa i përket jetës si një qytetar i zakonshëm.

Nga ana tjetër, për aktivitetin sportiv, duhet të pritet ende disa javë për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në të vërtetë. Eriksen është në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Interit dhe pritet në Appiano Gentile në javën e nisjes së grumbullimit të zikaltërve, që është planifikuar në 10 korrik në Pinetina: për të takuar trajnerin e ri Simone Inzaghi, për të takuar shokët e tij të skuadrës dhe për të verifikuar nëse defibriluesi nënlëkurë mund të hiqet apo jo. Vetëm në atë moment do të jetë e mundur të diskutohet për të ardhmen e tij sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *