• |
ide | kryesore

“HabeMous Papam”: Mourinho zbarkon në Romë me avionin e pilotuar nga presidenti, tifozët në delir

-Instant, Sport, Video



José Mourinho la mbërritur më në fund në Romë. Fluturimi privat me teknikun e ri verdhekuq në bord, një Gulfstream G650, u ul në aeroportin Ciampino në orën 2.33 pasdite. Sapo zbriti nga avioni, portugezi është pritur nga përfaqësuesit e klubit që i dorëzuan një shall të verdhekuq, që Special One e vendosi menjëherë në qafë. Avioni që solli teknikun portugez në kryeqytetin italian ishte pjesë e flotës Friedkin, me presidentin verdhekuq Dan në pilotim.

Tifozët e shumtë që e prisnin në aeroport, rreth pesëqind, janë përpjekur, madje të kapen pas gardheve të aeroportit, për të parë Special One. E atëherë Mou uli xhamin e makinës, duke tundur një shall romanist për ti përshëndetur. “HabeMous Papam”, ishte një nga pankartat më pikante drejtuar Mourinho, që në banderolë ishte “pikturuar” si Papa i cili, me dorën e djathtë të kthyer lart, tregonte titullin kampion të Romës.

Megjithatë, për prezantimin zyrtar duhet pritur ende. Mourinho, në fakt, erdhi nga Lisbona, por pasi ka qenë në Londër ditët e mëparshme dhe, sipas rregullave të reja italiane në lidhje me variantin Delta të Covid-19, ai duhet të karantinohet për pesë ditë. Vetëm më pas do të jetë e mundur të organizohet konferenca e tij e parë për shtyp si trajner i Romës, e cila, në këtë pikë, duhet të organizohet diku rreth mesit dhe fundit të javës së ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *