• |
ide | kryesore

Kurti në Forumin e Prespës: Mini-shengeni Ballkanik pa vizion për rajonin, e refuzojmë ashpër

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli në “Forumin e Prespës” të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.


Gjatë fjalës së tij, Kurti tha e BE është e ngadaltë dhe i mungon uniteti, por nuk duhet të hidhet i gjithë faji tek Unioni sepse edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas tij, kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë detyrat e shtëpisë.


Pa përmendur drejtpërdrejt Serbinë, kreu i qeverisë në Kosovë tha se pakënaqësia ndaj BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n si dhe mbështesin Federatën e Rusisë.

Gjithashtu, Kurti tha se minishengeni ballkanik nuk ka vizion për rajonin, dhe si të tillë, Republika e Kosovës e refuzon ashpër.

“Kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar, duhet të pyesim veten çfarë tw ardhme dëshirojmë, dhe çfarë duhet të bëjmë të arrijmë aty. Vetë ne jemi larg të qenit të përkryer. Nëse shohim brenda, një instrospeksion, do të vërejmë që kemi shumë probleme.

Ekzistojnë luftëra me pushtetet autoritare, kundër monopoleve kriminale, kundër thyerjes së shtetit të së drejtës. Aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike nëse ndryshojmë situatën duhet të shohim nga ne. Për pyetje duhet të drejtohemi për të pasur përgjigje.

 Edhe ne duhet të bëjmë punën tonë të shtëpisë. Ajo që nuk duhet të bëjmë t’i ikim përgjegjësive dhe në fund të krijojmë më shumë konfuzion.

Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n, apo e mbështesin Federatën e Rusisë. Në Tiranë, propozova një kornizë që sjell progres për të gjithë.

E para është demokratizimi i rajonit. Ne më shumë se çdo kush tjetër e kuptojmë vlerën e lirisë. Duhet të kemi demokraci të institucionalizuar, e cila pushteti të jetë në duart e popullit.

Edhe ekonomia është e rëndësishme. Ja pse ne si demokratë promovojmë demokraci sociale. Siç i duhet lirisë demokracia, demokracia ka nevojë për drejtësi.

E dyta është siguria, duhet të flasim shumë nëpërmjet anëtarësimit në NATO mund ti përgjigjemi çështjes së sigurive në rajon, në 4 vitet e ardhshme e kemi një President të SHBA që ka njohuri të thella për Evropën.

Duhet edhe uniteti i Evropës. BE do e forcojë kohezionin e saj dhe do ulë kërcënimet nga jashtë dhe do forcojë kufijtë. Na duhet ende më shumë përpjekje. Nuk mjafton që vendet tona të përgatiten për aderim në BE. Zona e lirë tregtare do të mund të vazhdojë sepse e sheh rajonin si reformë. Mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të BE dhe SHBA” .

3 Comments

  1. BRAVO , FJALE E NJE BURRE SHTETASI , JO SI PERVERSI I TIRANES QE LEH GJITHE DITEN SE FAJEN E KA BE SE NE I KEMI BA DETYRAT , SHQIPERIA ESHTE VENDI KRIMIT , I TE FORTEVE , I VAGABONDAVE , I TE PA SHKOLLUMVE QE BASHKEPUNIM ME PUUUUSHTETARET PO CQEVERISIN.

    1. Albini qe ka bere burg nga Serbet, kelysh serbi?? Se mos e ke ngaterru me Xonin qe i thote Vucicit, vellaim im?:)

      Na myten patronazhistet mer ju qifsha grate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu