• |
ide | kryesore

Kurti: Serbia duhet të njohë sa më shpejt Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin kurti, serbia, kosova, rusia, pavaresia, cnn



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pas takimit të Forumit të Prespës ditën e sotme. KosovaPress shkruan se Kurti është shprehur se sipas Kurtit Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit si dhe një përballje me të shkuarën, duke theksuar këtu shtetin e Serbisë. Ai gjithashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se kjo e fundit duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Demokratizimi është i nevojshëm kundër autokratëve, sundimi i ligjit është i rëndësishëm kundër kriminelëve, ndërkaq ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm kundër kriminelëve të luftës dhe gjithashtu për paqen edhe pajtimin në Ballkanin perëndimor. Në veçanti është Serbia që ka nevojë të ballafaqohet me të kaluarën, për shkaqe të njohura. Sepse katër luftërat në Jugosllavi i ka shkaktuar ajo, fatkeqësisht sot e asaj dite nuk ka një ballafaqim me atë çfarë ka ndodhur në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, e besa edhe në Slloveni. E që e ka pasur urdhër-dhënien nga Beogradi”, ka deklaruar ai.

Kurti më tej ka thënë se së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që të mbajnë mbledhje të përbashkëta, në mënyrë që të diskutojnë mbi bashkëpunimet që mund të bëjnë.

“Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk është që edhe i kemi ditur më herët qëndrimet e njëri-tjetrit. Mirëpo, ne vazhdojmë me dialogun gjithandej në Ballkanin Perëndimor. Dhe miku im, kryeministri Edi Rama e kupton qëndrimin tim, por mua mu duk e udhës që të bëjë edhe një herë thirrje që ata që janë të pakënaqur me Bashkimin Evropian nuk po them pa të drejtë, nuk do të duhej që këtë pakënaqësi t’ua instrumentalizojë një shtet i cili nuk e do NATO-n dhe e preferon federatën ruse. Andaj, pakënaqësia e kryeministrave Rama, Zaev, frustrimi që ekziston në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk do të duhej të instrumentalizohet nga Serbia, përkatësisht nga Beogradi zyrtar, apo nga dikush tjetër. Mund të kesh të drejtë të jesh i pakënaqur, por kjo nuk të jep të drejtë që të përfundosh i instrumentalizuar nga ata të cilët e duan hegjomoninë në Ballkan dhe kurrsesi NATO-n, e unë besoj as BE-në”, ka theksuar Kurti.

Kuti gjithashtu ka folur për marrëvedhiet me Serbinë, ku ka shtuar se sa më parë të ndodh njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve aq më shpëjt BE-ja do të ketë dëshirë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë edhe për Kosovën, por edhe për Serbinë dhe për gjithë rajonin. Porsa Serbia do ta njoh Kosovën edhe Kosova do të mund ta njihte Serbinë. Dhe besoj që aspak nuk do të vononte as Bosnja e Hercegovina. Dhe në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do ta kishte shumë më të madhe dëshirën që sa më shpejt gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përfshinte në gjirin e vet”, ka shtuar Kurti.

Kurti gjithashtu ka folur për samitin përmbyllës që do të mbahet në Berlin në 5 korrik. Ai është shprehur se në këtë takim do të diskutiohen 4 marrëveshje.

“Me datën 5 korrik, pra të hënën, do të mbahet një takim përmbyllës i Berlinit nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe më pas duket që procesi i Berlinit do të jetë i udhëhequr nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë takim përmbyllës të Berlinit, janë paraparë katër marrëveshje të cilat po negociohen edhe këto ditë. Andaj, unë do të isha rezervuar për rezultatin përfundimtar. Mendoj që nga Samiti i Sofias është definuar çështja e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe ajo quhet tregu i përbashkët rajonal dhe nuk mendoj që minishengeni, apo iniciativa e Novi-Sadit mund t’i bëjë paritet ta komplementojë apo t’i shtohet procesit të Berlinit”, shtoi ai.

Kurti në fund të deklaratës së tij u është përgjigjur deklaratës së Kryeministres serbe Ana Bërnabic, e cila ka thënë se Kurti është gjeneratë e re e politikanëve, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

“Po edhe ajo është gjeneratë e re e politikanëve, por uroj që Serbia sa më parë edhe me ndihmën e kryeministres së Serbisë të distancohet nga regjimi i Millosheviqit, i cili i shkaktoi katër luftëra. Sot e asaj dite kemi shumë plagë të hapura prej tyre, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, por jo vetë,”, u shpreh ai.



1 Comment

  1. Prit se tani qe e the ti , ata do ta njohin.
    Tani qe je ti ne pushtet , serbet do ta njohin kosoven . Nuk kane nga e levizin bishtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *