• |
ide | kryesore

Operacioni i italianëve/ Ish-polici i Fierit ishte i arrestuar për 2.5 ton kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njëri nga të arrestuarit e operacionit që është zhvilluar gjatë orëve te fundit në bashkëpunim me polici të shumë vendeve të tjera është edhe ish-oficeri i Policisë së Fierit, i cili është arrestuar edhe më parë për trafik droge në sasi të madha drejt Italisë.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi në ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ankona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë, Lelaj ka qenë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë.

Ka dyshime të forta, thotë prokuroria, se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *