• |
ide | kryesore

Pranga 31-vjeçarit në Kavajë, drogoi dhe ngacmoi seksualisht mbesën 14 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të një 31-vjeçari me iniciale K. L..

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”. Sipas policisë, i riu dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. “Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *