• |
ide | kryesore

Rama: Regjistrimi në gjimnaze do të bëhet përmes portalit e-Albania

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se regjistrimi në gjimnaze do të bëhet përmes portalit e-Albania. Kreu i qeverisë njofton se ky proces kryhet në më pak se një minutë, dhe për këtë ju duhet vetëm dëftesa e lirimit.

“E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze. Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit.

Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.

  1. Përzgjedh shkollën 9-vjeçare që ke frekuentuar
  2. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
  3. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq”, shkruan kreu i qeverisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *