• |
ide | kryesore

Rriten shanset për De Bruyne: Martinez mendon të rrezikojë edhe Hazard

-Instant, Sport



Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë për ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa më vështirë është që në kundër të kaltërve të jetë edhe numri 10 Eden Hazard, të paktën nga fillimi. Kontrollet kanë përjashtuar dëmtimin serioz të të dy lojtarëve, por është më lehtë të rikuperojë mesfushori i Manchester City, i cili pësoi një ndrydhje në kavilje, sesa për yllin e Real Madrid, i cili ndjeu një tërheqje muskulare. Dy lojtarët nuk kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të fundit, por mbi gjendjen e dy lojtarëve ka një hije paqartësie për të cilën është kujdesur vetë tekniku Roberto Martinez që ka mbyllur dyert për të fshehur kartat e tij.

Në anën tjetër, numri 1 i pankinës së Djajve të kuq, pikërisht për dy kampionët e tij, De Bruyne e Hazard, është shprehur optimist: “Ka pozitivitet, sepse besonim që të dy lojtarët e kishin mbyllur aty Euro 2020. Fatmirësisht, nuk është ky rasti. Sigurisht luajmë të premten e kohët për ti patur gati janë shumë të pakta, por nga ana mjekësore mund të jenë me grupin e të vazhdojnë të punojnë” ka shpjeguar Martinez duke lënë të hapur mundësinë që të paktën De Bruyne të jetë nga minuta e parë në fushë. Nga ana tjetër, ndeshja kundër Italisë vjen shumë shpejt për ta rrezikuar fantazistin e Real nga minuta e parë, por Martinez do të presë deri në fund për të mësuar nëse mund ta hedhë në fushë në varësi të ndeshjes delikate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *