• |
ide | kryesore

Saga Tahiri/ Përveç kushërinjve, edhe ish-truprojat në trafikun e drogës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Një operacion i SPAK kundër trafikut të drogës ka risjellë edhe një herë në vëmëndje ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që u largua nga politika dhe rrezikoi të burgosej, pasi kushërinjtë e tij u kapën në Itali për trafik droge.


Rezulton se për dy truprojat e ish ministrit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku u firmosën urdhër-arrestet për përfshirjen në trafikun e drogës. Të dy ishin tërhequr nga policia dhe vazhdonin jetën jashtë strukturave të rendit, por dëshmitë e disa të penduarve në Itali kanë shpluhurosur “mëkatet” e vjetra, të 5 viteve më parë.


Truprojat e Saimir Tahirit akuzohen se dilnin garant për kalimin e gomoneve me kanabis nga brigjet shqiptare drejt atyre të Italisë. Kanë qenë pikërisht disa trafikantë shqiptarë të kapur në Itali për 2.5 ton kanabis, që janë rrëfyer para autoriteteve italiane.

“Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë” thuhet në njoftimin e SPAK.

Agustin Deda, Foto TCh

Hekuran Marku, Foto TCh

Dosja e truprojave të ish Ministrit të Brendshëm është një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit deri në nivelet e saj më të larta gjatë kohës që drejtohej nga Tahirir. Kur u akuzua për kushërinjtë, Tahiri u betua se nuk kishte afërsi dhe ishte takuar rrallë me ta.

“I pandehuri Saimir Tahiri ka deklaruar se me këta shtetas ka lidhje farefisnore shumë të largët, por nuk kujtonte të kishte pasur ndonjëherë njohje personale me Moisi dhe Florian Habilajn, ndërsa tha se me Artan Habilajn mund të jetë takuar nja dy herë vite më parë, por që nuk i kujtohej saktësisht koha” thuhej në dosjen e prokurorisë.

Mbetet për t’u parë nëse ish Ministri i Brendshëm do të përfshihet në këtë dosje të re të SPAK, që ka vënë në pranga dy nga njerëzit më të afërt të Tahirit gjatë ushtrimit të detyrës. Gjasat që ish ministri të mohojë njohjen edhe me dy truprojat e tij janë të pakta.

Në këtë aksion u arrestuan 38 persona, mes tyre edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota apo Shefi i Antitrafikut, Ilirjan Balla, por dy ish truprojat e Saimir Tahirit, sipas SPAK ishin të përfshirë direkt në trafikun e drogës.©Lapsi.al

 

10 Comments

  1. Pse nuk shikoni se cfare jete luksoze bejne keta ish truproje te minstrit Tahiri.
    Lista e tyre e pronave eshte shume e gjate.

  2. Jo more gazetare,nuk ka mundesi qe Saimir Tahiri,te kete patur dijeni,se,c’fare benin dy shoqeruesit e tij.Ai merrej me probleme madhore,dhe jo me vogelsira te tilla,per sigurimin e levizjeve te droges.Edhe radaret,qe dilnin nga funksioni,gjate levizjeve te gomoneve,me siguri,behej prej ketyre birbove,qe urdheronin Mimi Koddhelin,si ministre e mbrojtjen (ne fakte mbrojtjes se qarkullimit te droges),qe simbas porosise se Qazim Mulletit-U bo puna,cil,e mbyll,o Qazim bej,radaret ishin thjesht mashtruesa ,qe edhe nese do i binte ndermend ndonje htuesi,t’i kontrollonte,to-radaret-te mos tregonin gje.SPAK-u,po t’i hyje ne themel,problemit,duhet te kape edhe Tahirin,Mimin,me shoke e shoqe,qe edhe i falenderoi ne fjalimin e fundit ne parlament,si dhe te rikthhet ne kohe edhe tek Komisar Zagani,qe i pari i ka denoncuar keto veprime te policise,e sidomos te kreut te saj,por jo vetem,nuk ja ka vare njeri,por edhe e arrestuan (dhe e mbajten te izoluar-sigurisht me porosi-pa e hetuar,se kishin frike ta hetonin,se do i dilnin krejt te palarat.T’i kerkohet falj-madje Komisarit te azil dhe te hetohet edhe i gjithe zinxhiri i policise,qe veproi kunder Zaganit,qe ne fakt,po na del hero,se po vertetohet te gjitha deklaratat e tij.

  3. Kush t’i hetoje? SPAK???
    Rilindja e SPAK-u hetojne ndonje plake qe shet speca ne trotuar ose gazetaret qe dekonspirojne vjedhjet apo pergjimet masive te patronazhisteve, nuk hetojne keto perbindshat e Tahirit e te Ndraghetes qe trafikojne droge ne gjithe Europen.

  4. O Sali Berisha, e kupton qe ato “genjeshtrat” e tua denoncove ketu e para 4 vjetesh ne 2017 qe shoqeruesit e Saje Qorrit ishin trafikante si Saja dolen te verteta?! Saje Qorri minstri kampion i Ramazanit dhe i Sorrrosit. E more vesh pae te shpallen non-grata me ne fund?😀 Se ja u vije pasqyren perpara ketyre qe po benin “shtet”🤪. Ne fakt arriten ta bejne, vecse Shtet-Narco e jo Shtet sic duhet. Hajt shnet o narco shtet🖐

  5. Krye mafjozi esht Edvin Rama, por besoj do ket dite te bardhe dhe per Shqipetaret e ndershem.Harram kush te jep vote dhe besim o krye mafjozi me i rrezikshem i Ballkanit, pa le por eshte dhe udhe rrefyesi per BE.🙈🤮

  6. Po le ne ate kohe qe u be nami por edhe tani po behet nami njrrzit e spartak brahos po bejne kerdine ne malet e skraparit e policia hesht se merr pjesen kryetari i bashkis ndan pjeset zonat e mbrojtura marrin ofiqe bejne sikur sshikojn pastajnvene zjarre klosi merr pjesen e zinxhiri eshte i gjat e kedhtu vazhdon historia ndaj o popull voto te marresh shperblimin se prap ti e ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu