• |
ide | kryesore

Sllovenia e fillon me një skandal presidencën e BE

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Skandali plasi në takimin e Komisionit Europian me kryeministrin slloven, Janez Jansa. Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans bojkotoi demonstrativisht daljen për foton e përbashkët pas bisedimeve në qytetin slloven, Kranj. Kryeministri slloven i djathtë ishte ankuar më parë për gjykatës e deputetë komunistë në vendin e tij. Sipas pjesëmarrësve madje ishte treguar një foto, ku ishin vënë me rreth të kuq gjykatësit që kishte kritikuar Jansa.


Socialdemokrati Timmermans reagoi i zemëruar, dhe i tha gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, se nuk mund të qëndronte në një podium me Janzes Jansa, pasi ai dy eurodeputetë të grupit parlamentar socialdemokrat i kishte “sulmuar dhe fyer në mënyrë të papranueshme.” Respektimi i drejtësisë de rolit të deputetëve të zgjedhur janë shtylla bazë të shtetit ligjor, pa të cilat BE nuk funksionon.


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kujtoi Jansas, se gjykatësit mund të kenë biografinë e tyre, dhe ajo duhet trajtuar me respekt, edhe kur ata kanë një qëndrim tjetër politik. Mbi këtë përplasje zëdhënësi i presidencës sllovene nuk donte të shprehej. Von der Leyen nuk e përmendi përplasjen në konferencën e shtypit, por kërkoi respektimin e standardeve të shtetit ligjor. Një funksionar i BE u shpreh vetëm për një “provokim të panevojshëm” të Jansas. Sllovenia që ka marrë tani presidencën e radhës nga Portugalia kërkon të arrijë në 6 muajt e ardhshëm progres më të shpejtë në bisedimet e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. /DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu