• |
ide | kryesore

Vazhdon lufta në Gaza/ Hamasi sulmon me balona me flakë, Izraeli i përgjigjet me sulme ajrore

-Instant, Arkiva, Planet
Gaza



Avionët luftarakë të Izraelit sulmuan një zonë të kontrolluar nga Hamasi palestinez për prodhimin e armëve në Gaza, pasi grupi militant hodhi balona me flakë në drejtim të Izraelit, tha të premten ushtria izraelite.

Raporte për viktima nga sulmet nuk ka.

Ky është raundi i tretë i sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, që nga përfundimi i konfliktit 11-ditësh midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, në muajin maj.

Sulmet janë kryer në përgjigje të balonave të Hamasit, që kanë shkaktuar zjarre në tokat bujqësore izraelite.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet e tyre kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve.

Konflikti i fundit, në muajin maj, ka lënë 260 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve në Gaza.

Në Izrael janë vrarë 13 njerëz. Armëpushimi më pas është ndërmjetësuar nga Egjipti, shkruan Rel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *