• |
ide | kryesore

Veliaj e lexon sipas qejfit vendimin e Kushtetueses: La në fuqi prishjen!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi qeverinë për ligjin special dhe kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e quan fitore vendimin që dha sot gjykata më e lartë në vend.

Veliaj thotë se Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin e teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar gjithashtu vendimi për ndërtimin e Teatrit të ri, për të cilin ishte miratuar leja para disa ditësh.



12 Comments

  1. TANI KUR E LEXONI JU TE LAPSIT SIPAS QEFIT VENDIMIN E KUSHTETUESES , PSE MOS TA LEXOJE DHE AI ATE VENDIM SI NJE VENDIM QE NUK E ZHVLERESOI SHEMBJEN E TIJ.
    Lexojeni mire me vete o lexues vendimin e Gj . Kushtetuse dhe krijoni idene tuaj mbi te, se po te lexoni Lapsin dhe po te degjoni Lali erin do humbisni toruan fare.
    Ne vendimin e sotem Gj. K nuk ‘ zhvleftesoi ‘ shembjen e teatrit . Ajo thjsht tha qe ‘ ligji special qe kalon token nga fondi i ministrise se arsimit tek bashkia e tiranes eshte jo kushtetues’ , dhe ‘ pezulloni gjithcka ‘ deri sa te marrim vendimin perfundimtar.
    Ne asnje rresht nuk ka shkruar qe shembja e teatrit apo ndertimi i tatrit te ri ishte antikushtetues. Cfare e ndalon Ramen qe ndertimin e teatrit te mos e beje nen juridiksjoni e bashkise , por si nje investim ie ministrise se kultures ? Asgje ! Pra mos u gezoni para kohe o shqupista .
    Po kercejne me pras ne bythe shqupistat me duket.

    1. Gjykata kushtetuse nuk mund te shprehet kunder vendimit por per kushtetueshmerine e ligjit..Qartesisht ti je idiot

  2. Dmth të gjithë të tjerët që e lexojnë ndryshe qëkan budallenj.Çdo gjë ka një zafillë.Nqs vendimi për kalim prone është antikushtetus atëhere gjithë vendimet që pasojnë janë nul.Pra dhe vendimi për prishje.

    1. Nuk ka lidhje me pronesine, ndertimi ndodhet ne territori e tiranes, pra mund te prishet sepse bashkia e tr eshte pergjegjese per territorin e tr, ndersa pronesia, gara per teatrin etj jane tjeter gje, skane lidhje me bashkine, prandaj jane antikushtetues

  3. 4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, ‘Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar’, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
    Pra, eshte rrezuar kerkesa sepse tashme teatri eshte prishur dhe gjykata nuk ka me se cfare te pezulloje, kaq

  4. Legjitimimi i prishjes se teatrit bie bashke me ligjin special. Ne kete rast gjykohet dhe merret ne shqyrtim helbi i aferes.

  5. Ai ka metrin e vet qe na quan budallenj e injorant.Ka te derjte se vete ka mbaruar ca kurse andej e kendej.Dmth idiot qe i ra bingo me Ramsin dhe me kontigjentin idiot ne Tirane dhe ben cti doje palla por harron qe dardha e ka bishtin prapa te nderuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *