• |
ide | kryesore

Video/ E habiti Courtois: çfarë goli Insigne, por Belgjika kthehet me penallti

-Instant, Sport, Video



Italia është spektakolare në sfidën e saj cerekfinale përballë Belgjikës. Insigne shënon golin e dytë për skuadrën e Mancinit, duke magjepsur tifozët në Mynih në minutën e 44. Numri 10 bën gjithcka vetë, futet në qendër dhe me të djathtën e harkuar bën të kotë tentativën e Courtois për ta ndalur. 2-0 për vetëm për dy minuta.

Pikërisht kështu, sepse Belgjika kthehet në lojë me një penallti të fituar nga Doku e shkaktuar nga Di Lorenzo. VAR konfirmon 11 metërshin dhe Lukaku nga pika e bardhë nuk gabon përballë Donnarummas, duke i cuar Djajtë e Kuq në pushim me rezultatin 2-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *