• |
ide | kryesore

Zjarr dhe në një sipërfaqe me pemë e shkurre në Kurbin

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfshihen nga flakët sipërfaqe me shkurre, pemëtari dhe pyje pranë fshatit Shëmri, Kurbin. Zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që mos të prekin linjën 400 KW.

Gjithashtu janë lajmëruar dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit i cili favorizohet nga erërat.

Ende nuk dihen shkaqet, teksa mësohet në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *