• |
ide | kryesore

Euro 2020, Anglia favorite në testin e Shevcenkos: Schik udhëheq Çekinë drejt një tjetër befasie

-Instant, F1, Sport



Në prag të prezantimit për herë të dytë radhazi në gjysmëfinalet e një turneu madhor, Anglia përgatitet për një betejë larg shtëpisë së tyre në Wembley, kur të përballen me Ukrainën në çerekfinalet e Euro 2020 në Romë. Tre Luanët fundosën armikun e tyre të vjetër Gjermaninë me një 2-0 që i rezervoi vendin e tyre në tetë më të mirët e turneut, ndërsa Ukraina iu gëzua një fitore pulsuese në kohët shtesë kundër Suedisë, duke dhuruar një tjetër befasi. Nw ndeshjen tjetër, Republika Çeke dhe Danimarka do të përplasin brirët në Baku, për një vend në gjysmë-finale të Euro 2020. Danimarka e kaloi traumën Eriksen dhe në çerekfinale mbërriti me zhurmën e një 4-0 ndaj Uellsit, por shumë më e bujshme ishte 2-0 me të cilën Republika Çeke shtangu Hollandën për të bërë një surprizë të madhe në Euro 2020.

DANIMARKE – REPUBLIKA ÇEKE
Silhavy në fakt ka vendime për të marrë në tjetër pozicion, duke qenë se Vladimir Darida dhe Jakub Jankto ishin në pankinë kundër Hollandës, me Antonin Barak dhe Petr Sevcik që u preferuan titullarë. Nuk do të ishte një surprizë për ti parë të dy Barak dhe Sevcik të ruajnë vendet në formacionin titullar për shkak të performancës së tyre fantastike në raundin e 1/8, me Lukas Masopust që pritet të paraqitet të rikonfirmohet në krah. Lajmet e mira për Republikën Çeke vijnë nga kthimi pas pezullimit i Jan Boril, kështu që nuk do të ishte një befasi nëse 30-vjeçari do të rimerrte vendin e tij si titullar, në ndeshjen delikate. Tomas Soucek dhe Holes janë të sigurtë në qendër të fushës, ndërsa Schick me katër golat në katër ndeshjet e deritanishme do të udhëheqë ofenësivën ceke.

Edhe tek Danimarka, Hjulmand duhet të marrë disa vendime të rëndësishme, që lidhen me Yussuf Poulsen, Daniel Wass dhe Simon Kjaer. Të tre lojtarët pritet të jenë në dispozicion për sfidën cerekfinale pas problemeve fizike. Poulsen dhe Wass humbën takimin kundër Uellsit të dëmtuar, ndërsa Kjaer u zëvendësua në pjesën e dytë, por të tre janë në dispozicion kundër cekëve. Wass dhe Kjaer ka të ngjarë të kthehen në formacionin titullar, por Poulsen mund të ulet në pankinë, pasi Martin Braithwaite, Dolberg dhe Mikkel Damsgaard kanë impresionuar në ndeshjen e fundit. Nuk ka të ngjarë të ketë ndryshime në qendër të fushës, me Thomas Delaney edhe një herë të rreshtohet në krah të Pierre-Emile Hojbjerg, në kërkim të një fitore që do ti afronte edhe njëherë befasisht me finalen e një kampionati Europian.

UKRAINE- ANGLI
Lajmi i keq për teknikun ukrainas është se Denys Popov është detyruar të tërhiqet nga kjo ndeshje për shkak të lëndimit. E njejta situatë edhe për Artem Besedin, viktimë e një ndërhyrje të tmerrshme nga suedezi Marcus Danielson në 1/8. Sulmuesi i Ukrainës jo vetëm e ka përfunduar kampionatin e tij europian, por rrezikon të mbetet jashtë fushave deri në 2022. Por nëse ka humbur sulmuesin alternativ, Shevcenko ka rikuperuar Oleksandr Zubkov, që sipas raportimeve e ka kaluar dëmtimin në pulpë dhe kandidohet për një fanellë titullari. Heroizmi i Dovbyk, shënues i golit vendimtar, mund të mos jetë mjaftueshëm për ta bërë të kalojë mbi Andriy Yarmolenko dhe Roman Yaremchuk për një vend në vijën e parë të sulmit.

Kthimi në një mbrojtje me tre nga Southgate funksionoi kundër Gjermanisë dhe, për këtë arsye, britanikët mund të vendosen edhe një herë në këtë modul, gjë që do të pengonte shanset e Jack Grealish për ta nisur nga minuuta e parë, por Mount është një kandidat i fortë për të zëvendësuar Bukayo Saka, përkrah Sterling dhe Kane. Krejtësisht i qetë Gareth Southgate: dyshja Mason Mount dhe Ben Chilwell kanë përfunduar periudhat e tyre të vetë-izolimit pas frikësimit për infektimin me koronavirus, por mbrojtësi i majtë vështirë se mund të sfidojë një Luke Shaw në formë brilante për një vend si titullar. Tekniku po reflekton për Declan Rice dhe Kalvin Phillips të dy të ndëshkuar me kartona kundër Gjermanisë, kështu që Jordan Henderson mund të konsiderohet si favorit për një vend në 11-shen titullare, megjithëse Southgate ka ndërmend të ndryshojë sa më pak të jetë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *