• |
ide | kryesore

FOTO/ Spinazzola jashtë gjashtë muaj: mbrojtësi i Italisë ka këputur tendinën e Akilit

-Instant, Sport



“Fatkeqësisht e dimë të gjithë si shkoi – ka shkruar sot Spinazzola në profilin e saj në Instagram – por ëndërra jonë e kaltër vazhdon e me këtë grup fantastik asgjë nuk është e pamundur. Unë mund tiu them vetëm se do të kthehem shpejt! Jam i sigurtë!”. Ky është mesazhi i Leonardo Spinazzola, për shokët e tij të skuadrës, në pritje të një saktësimi mbi kohët e rikuperimit të dëmtimit të pësuar në cerekfinalen e fituar 2-1 kundër Belgjikës.

Skuadra e Mancinit është kualifikuar në katër më të mirat, por ka humbur lojtarin ndoshta më të mirë për nga vazhdimësia të këtij turneu. Kontrollet e hollësishme mjekësore do të qartësojnë edhe në lidhje me shkallën e dëmtimit të pësuar dhe kohët e rikuperimit, por praktikisht Europiani është i mbyllur për anësorin e Romës dhe shpresat janë zero se përgjigjja e parë e ardhur direkt nga Mynihu mund të përgënjeshtrohet: mbrojtësi i Italisë ka pësuar një këputje të tendinës së majtë të Akilit, një dëmtim seriozisht i rëndë që mund ta detyronte lojtarin të mungojë për të paktën gjashtë muaj.

U kuptua në fakt se turneu për Spinazzola përfundoi në minutën e 79 të cerekfinales me Belgjikën, kur italiani me lot në sy u shoqërua jashtë fushës me barelë, i pamundur të vendoste këmbën në tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *