• |
ide | kryesore

“Nuk mund të ketë individë kaq primitivë, ta kapnin prej veshi”: ish-trajneri legjendar i Kroacisë i sulet Perisic

-Instant, Sport



Në Kroaci mbizotëron një zhgënjim i fortë për kombëtaren që u eliminua përballë Spanjës në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian. Skuadra e Dalic u dorëzua vetëm në kohët shtesë, por ish-trajneri Miroslav Blažević është i bindur se me Lovren dhe Perisic në fushë, Kroacia nuk do të kishte humbur: “Nëse Perisic dhe Lovren do të kishin luajtur, spanjollët nuk do të na kishin mundur kurrë. Asnjëherë, ju siguroj për këtë. Ishte një hendikep i madh të luanim pa Lovren dhe nuk do të kishim arritur atje ku jemi, po të mos kishte qenë për Perisic” ka shpjeguar një që futbollin e njeh mirë dhe arriti ta conte formacionin ballkanas në katër më të mirat e botës në Francë 98.

Një personalitet si Blazevic sigurisht që dëgjohet kur ka dicka për të thënë, por fjalët e ish-teknikut sulmojnë direct sulmuesin e Inter, duke theksuar një mungesë përgjegjshmërie: “Ai duhej të vaksinohej! Kur dëgjova se nuk ishte, thashë se dikush duhej të përgjigjej për këtë! Nuk mund të besoj se mund të ketë individë kaq primitivë sa të mos vaksinohet. Djali im, duhet të vaksinohesh, për përfitimin tënd dhe të të gjithë kolegëve. Duhet! Nuk e bëri? Atëherë kishte nevojë për dikë që t’i merrte për veshi dhe t’i çonte te një infermiere për t’i vaksinuar”. Por fjalët e Blazevic nuk mund të zhbëjnë atë që u bë, pasi dha kontributin me gola kundër Cekisë dhe Skocisë, Perisic mungoi në ndeshjen e humbur në shtesë me Spanjën, që ktheu skuadrën në Kroaci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *