Anglia është gjysëmfinalistja efundit e Euro 2020 dhe i bashkohet kështu Italisë, Spanjës e Danimarkës, me të cilët të besuarit e Southgate duhet të ndeshjen në Wembley në 7 korrik. Britanikët kanë thyer 4-0 Ukrainën me dygolëshin e Kane e rrjetat e realizuara nga Maguire dhe Henderson. Anglia fikson kështu ndeshjen e pestë radhazi pa pësuar gol dhe mbërrijnë në gjysëmfinale. 25 vjet më parë ka qenë hera e fundit që Tre Luanët kanë shkuar kaq larg në një Europian: saktësisht 9138 ditë e 1305 të diela. Në Euro ’96, Gjermania i nxorri jashtë në Wembley e vjetër nga një gabim i Southgate te penalltitë, por tani ish-mbrojtësi kërkon të ndreqë gjithcka duke e drejtuar skuadrën nga pankina.
Anglia kërkonte një vend në katër më të mirat dhe e bëri duke u imponuar menjëherë në cerekfinalen e Romës kundër Ukrainës. Harry Kane ndëshkoi prapavijën e Shevcenkos, duke u shërbyer mrekullisht nga Sterling, që gjeti pasimin fitues në minutën e katërt. Nuk gaboi sulmuesi, në golin e dytë në turne, por që e thjeshtoi shumë detyrën e anglezëve për të arritur objektivin. Ukraina u rrit në lojë dhe provoi të barazonte, por pas pushimit gjithcka ndryshoi.
Nëse e nisi pjesën e parë me gol në minutën e katërt, Anglia madje u përmirësua në fillimin e të dytës, duke realizuar pas 120 sekondash (47). Maguire goditi shpresat e ukrainasve me një shkëputje të saktë me kokë, që e coi rezultatin në 2-0, duke qetësuar Southgate në pankinë. Ajo që kishte ëndërruar Shevcenko u shua përfundimisht në minutën e katërt pas rifillimit, kur skuadra e tij e dorëzuar moralisht pësoi edhe golin e tretë, që praktikisht mbylli një ndeshje të parashikuar si të tillë me Kane. Nuk pati më ndeshje në Olimpico me Ukrainën të shpartalluar krejtësisht nën goditjet e Anglisë, që shënoi golin e katërt me Henderson, duke hipotekuar shumë minuta para përfundimit kalimin në gjysëmfinale të Euro 2020.
Në Angli të gjithë po këndojnë: “It’s coming home…”. Vuajtje që vazhdon prej vitesh. Tani, gjysmëfinalja është në Londër, finalja gjithmonë atje, në Wembley. Kishte 25 vjet që kur britanikët kishin luajtur një gjysmëfinale në një kampionat evropian e të humbur me gabimin e Southagte. Një barrë e mbajtur mbi supe për dy dekada e dicka më shumë. Sot ai është trajneri, njeriu që e çoi Anglinë në gjysmëfinale në Kupën e Botës në Rusi (2018) dhe tani përsëritet në Kampionatin Evropian. Por Southgate dhe Anglia duan më shumë…