• |
ide | kryesore

Video/ Fillimet e pjesëve fatale për Ukrainën: Anglia i shënon dy herë në katër minutat e para

-Instant, Sport, Video



E nisi pjesën e parë me gol në minutën e katërt, Anglia madje përmirësohet në fillimin e të dytës, në cerekfinalen e Euro 2020 kundër Ukrainës. Në minutën e dytë (47) Maguire godet shpresat e ukrainasve me një goditje të saktë me kokë, që e coi rezultatin në 2-0, duke qetësuar Southgate në pankinë.

Ajo që kishte ëndërruar Shevcenko u shua përfundimisht në minutën e katërt pas rifillimit, kur skuadra e tij e dorëzuar moralisht pësoi edhe golin e tretë, që praktikisht mbyll një ndeshje të parashikuar si të tillë. Kane shënon dygolëshin e tij personal, duke rifituar pozita në listën e golashënuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *