Italia fitoi me plot meritë kundër Belgjikës, por në natën magjike bavareze mes italianëve ka patur edhe ndonjë stonues. Jo aq sa për mënyrën e lojës së shfaqur (as ajo në lartësinë e të tjerëve) por për skenën e shëmtuar në episodin e golit të parë, atë të avantazhit për skuadrën e Mancinit.
Alan Shearer është bërë protagonist i një sulmi të ashpër kundër Ciro Immobiles, përmes mikrofonëve të BBC. Polemika lidhet me faktin se sulmuesi i të kaltërve, i cili u rrëzua në zonë duke pretenduar një faull, qendroi i shtrirë gjatë si i dëmtuar keq, por pastaj u ngrit menjëherë duke festuar kur pa që Barella kishte shënuar. “As nuk dua të qesh sepse është patetike. Dallohet se si i hedh një vështrim arbitrit edhe para se të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Patetike dhe e turpshme, ja cfarë është!”, u shpreh i neveritur Shearer, që ndërtoi një karrierë në Angli, aty kur simulimet janë armiku numër 1 i lojtarëve.
"I don't even want to laugh at that because that's pathetic!"
Alan Shearer was not impressed by Ciro Immobile's theatrics ?#bbcfootball #ITA #euro2020 pic.twitter.com/kQP1uE88l7
— Match of the Day (@BBCMOTD) July 2, 2021
Ik o deshtak