• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Amerikës, Brazili më i fortë se naiviteti i Jesus: në gjysëmfinale edhe Peruja pas penalltive

-Instant, F1, Sport, Video



Brazili arrin gjysmëfinalen e Copa America 2021: në Rio de Janeiro Kili thyhet 1-0 me golin e zëvendësuesit Paquetá në fillim të pjesës së dytë pas një shkëmbimi spektakolar me Neymar. Tashmë për të besuarit e Tites në fazën e parafundit të turneut do të jetë Peruja e Gianluca Lapadulas, lider autentik (me një dygolësh) i ekipit kombëtar të Garecas në 3-3 kundër Paraguait; me penallti më pas u imponua Blanquirroja.

BRAZIL-KILI 1-0
Në Estadio Olimpico Nilton Santos në Rio de Janeiro Brazili rrëmben kalimin për në gjysmëfinalen e Copa America: Kili mposhtet 1-0 dhe tani Selecao do të përballet me Perunë. Të dy portierët, Ederson dhe Bravo, testuan reflekset në fillim të ndeshjes përkatësisht në konkluzionet (jo të parezistueshme) të Vegas dhe Richarlison. Goditja me të cilën Vargas detyroi portierin brazilian të devijojë në kënd është shumë më e rrezikshme. Jo më pak të rëndësishme janë pritjet e Bravos, në fundin e pjesës së parë, fillimisht ndaj Neymar dhe më pas Gabriel Jesus. Zgjedhjet taktike të bëra gjatë intervalit shpërblyen Titen. Lucas Paquetá për Firminon dhe, vetëm 63 sekonda pas rifillimit, mesfushori shënoi golin që vendosi sfidën në favor të Brazilit: sugjerimi i Casemiros përfundon me një kombinim të gjithin fluturimthi mes Neymar e Paquetá që i bëri figurë të keqe Medel dhe Vegas para se të thyente portierin. Disa minuta më vonë, megjithatë, Gabriel Jesus rrezikoi të shkatërronte menjëherë gjithçka me një takë në fytyrën e Menas që i kushtoi atij të kuqen direkte të pashmangshme (dhe absolutisht të padiskutueshme). Pas një tentative nga Pulgar që preku traversën, Çili do të barazonte rezultatin në minutën e 62 me Vargas, por menjëherë pasi Var anuloi gjithçka për offside. Brazili e menaxhoi mirë avantazhin, megjithëse në inferioritet: Danilo gati dyfishoi, por, në anën tjetër, Ederson shpëtoi Seleçãon 10 minuta nga fundi përballë Vargas. Ishte shansi i fundit i një ndeshje që Pentacampeõnes e fituan plot meritë.

PERÙ-PARAGUAY 7-6 pas penalltive (3-3)
Gjashtë gola, dy kartona të kuq dhe goditje penalltish në një ndeshje që i buzëqesh në fund Perusë, tani gjysmë-finaliste e Copa America. Ndeshja kundër Paraguait u zhbllokua në minutën e 11: në zhvillimin e një goditje këndi, Gustavo Gomez e dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë. Reagimi i Perusë ishte i gjithi në këmbët e Lapadulas, që brenda njëzet minutash shënoi dygolëshin që përmbysi situatën në favor të formacionit të Ricardo Garecas. Gustavo Gomez rezultoi protagonist si pozitivisht ashtu edhe negativisht në ndeshje, duke qenë se në të 45’ u ndëshkua me karton të kuq. Sidoqoftë, Blanquirroja nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike. Në pjesën e dytë në fakt ishte Paraguaji që shënoi golin e 2-2 me Alonson në minutën e 54. Por në minutën e 80, Peru u kthye në avantazh me një goditje të Yotun nga distanca, e devijuar nga një mbrojtës aq sa të zhvendoste Silvën. Forcat në fushë u barazuan 5 minuta nga fundi me Carrillon që u ndëshkua me të kuqe dhe pothuaj në të njëjtën kohë u barazua edhe rezultati në 3-3, me golin e Avalos që e coi ndeshjen drejt penalltive. Samudio, Martinez dhe Espinola gabojnë për Paraguajin; Trauco nuk dështon në penalltinë vendimtare dhe firmos kualifikimin peruan.

https://www.youtube.com/watch?v=kZjDOpeLNRI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *