• |
ide | kryesore

Video/ “Olé! Olé olé olé! Spina! Spina!” kori i Italisë në avion për Spinazzola është emocionues

-Instant, Sport, Video



Leonardo Spinazzola në fluturimin e kthimit të kombëtares italiane nga Mynihu për në Firence ka qenë ndoshta i vetmi me zemrën e ndarë në dysh, mes ekzaltimit për gjysëmfinalen e arritur dhe dëshpërimit për dëmtimin. Por për të mos e lënë të mendonte gjatë për dëmtimin e pësuar në minutën e 79 të cerekfinales me Belgjikën, kanë menduar shokët e tij të skuadrës që në kor kanë mbështetur lojtarin e Romës në avion.

“Olé! Olé olé olé! Spina! Spina!” një kor i ngrohtë inkurajimi, një dëshmi e afeksionit dhe afërsisë në një moment të vështirë, që u bë menjëherë virale. E të mendosh që dikush nga tifozët belgë hodhi drejt tij edhe ndonjë shishe, ndërsa lojtarit i jepej ndihma e parë, ndoshta duke menduar se ishte një skenë për të fituar kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *