• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër Vikena Kamenicës dhe Kastriot Tushës: Mos këndoni në një skenë krimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një debat ka shpërthyer në rrjetet sociale nëse mexosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha duhet të këndëojnë mbrëmjen e së hënës në sheshin përpara Ministrise se Brendshme ngjitur me ish-Teatrin Kombëtar. Ata kanë njoftuar mbajtjen e një koncerti në kuadër të asaj që njihet si nata amerikane ku do të sjellin muzikën xhaz.

Por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar të papranueshëm këtë koncert në rrënojat e Teatrit Kombëtar të cilën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e quan “skenë krimi”.


Në një letër të hapur, kjo Aleancë u bën thirrje artesëve të njohur që ta anulojnë koncertin dhe ta zhvendosin diku tjetër. Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Kamenica dhe Tusha.

LETRA:

Të nderuar Kastriot Tusha dhe Vikena Kamenica,*

Ne e duam artin.

Ne e duam artin dhe sigurisht ju jeni në dijeni që ne kemi luftuar shumë për të; kemi organizuar vullnetarisht një festival për mbrojtjen e teatrit me rreth 80 shfaqje të llojeve te ndryshme, duke rijetëzuar teatrin që braktisën.

Kemi kërkuar që të hapen aktivitetet artistike gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Ne e duam artin, pavarësisht se arti bie edhe në duart e injorantëve dhe kriminelëve.

Ne e duam artin dhe ju jeni artistë shumë të dashur për Shqipërinë, që do të vazhdoni dhe duhet të vazhdoni të bëni punën tuaj, pavarësisht se kush kërkon të fshihet pas emrit tuaj.

Por vendi ku ju doni të jepni koncertin, është një skenë krimi. Është skena e krimit më të madh kundrejt qytetarisë, trashëgimisë, kulturës dhe aq me tepër artit.

Ju sigurisht i keni parë pamjet e 17 majit, ku artistë, kolegë tuaj, që kanë qenë dhe në një skenë me ju, u tërhoqën zvarrë me pranga në orën 4:30 të mëngjesit, teksa ndërtesa filloi të shembej me ata brenda.

Pak rëndësi ka çfarë qëndrimi keni ju për këtë çështje, por ju duhet t’i respektoni ata njerëz, z. Tusha dhe znj.Kamenica.

Ata njerëz vazhdojnë të jenë aty çdo ditë, (prej 3 vjet e 5 muaj) pikërisht në atë vend ku ju doni të jepni koncertin.

Ju sigurisht mund edhe të thoni me vete që koncerti juaj nuk ka pse të ketë lidhje me këtë histori, por ky është një naivitet që gjithashtu nuk u shkon për shtat artistëve që i kuptojnë mjaft mirë simbolikat.

E dini që Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë vetëm dy ditë para se të shpallej koncerti juaj pikërisht në sheshin ku ne protestojmë?

E nëse edhe kjo ju duket rastësi, e dini që gjithashtu para tre ditësh u zhvillua një aktivitet artistik në Landfillin e Sharrës, pikërisht në skenën e krimit të Ardit Gjoklaj, nga gruaja e vrasësit të këtij të fundit?

Ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të bëheni pjesë e filozofisë “hidh valle në skenën e krimit” , sepse jeni artiste qe e keni vene emrin me punen tuaj dhe jo marioneta.

Me shpresën që respekti të jetë reciprok, ju kërkojmë që koncertin ta zhvilloni në një hapësirë tjetër, sepse për ne është fyerje dhe provokim, për sa kohë kjo luftë nuk ka mbaruar.

*Kjo kërkesë u drejtohet gjithashtu të gjithë artistëve të tjerë që do të jenë pjesë e koncertit.

11 Comments

  1. Duhet solidarizim total nga artistet dhe i gjithe populli . Kermat dhe hajnat mavi duhet ta kuptojne se e kane bere nalte dhe se i kane oret e numeruara . Rrofte teatri .

    1. Ke pidhi i sat’eme, ku kane dhene shfaqje brigadiere, kryetare kooperativash dhe kryetare organizatash baze, i ke mesuar gjithe keto sofizma?

  2. Kastriot, o kusho, degjoja fjalën Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ata janë populli i thjeshtë. Qeveritarët sot i ke miq, nesër te kthejn kurrizin.

    Me të mira.

  3. Eee po bi Faja nga fiku , e do e haj zdromsi tiranes si top llastiku ,, jarniinaa jarniii hopaa ene saja do e haj te gropa ….. minjt pederatsa le te shkruajne se perndryshe ska tollona per neser .ps: te paskan perdhunu rracen malesoret

  4. Nuk ka asgje te keqe te kendojne, tek e fundit ai eshte profesioni i tyre. Po pafytyresi dhe perdorimi deri ne neveri e perversitet i ketyre “dy kengetoreve” qendron tek fakti i zgjedhjes se vendit dhe qellimi.
    Vende ka sa te duash qe “te kendojne e te sopranojne” qofte edhe per Udhi-qi-heqesin e qirjeverise, naltshtatesine e tij E-drama. Edhe qellimi, gjoja per festen e amerikes, nuk qendrojne te para sebashku.
    Dmth kjo eshte nje nga yshtje dhe sh-perdorim i artit, sic ka ndodhur rendom ne keto vite me disa pseudo-artiste, per te zhvleftesuar perpjekjet e thuasje te shume aktoreve, qofshin artiste, qytetare, juriste e shume te tjere. Me kete veprim ky qelbesire, qe gjithmone hedh gurin e fsheh doren, neperkemb dhe ofendon cdo ndjenje qytetarie dhe pergjegjshmerie qytetare. Fatkeqesia me e madhe eshte qe gjenden nje bunder dhe langaraq qe te perligjin kete veprim ordiner….. te nje te semuri te certifikuar

  5. servilizem i neveritshem , bejme koncert per pamvarsine e AMERIKES .
    Keto lepires te peshtire nuk bejne koncerte per pamvarsine e Vendit po ne momentin me te neveritshem duke ju lepi cdo nepunsi amerikan , vetem qe ti lajne ne puuuushtet bejne si amerikanista te thekun femijet e atyre qe nuk kane lane gja pa shpif per Amerikene per 50 vite komunizem , tash deri ne neveritje lepirja dhe dashnia gjoja per kombin Amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.