• |
ide | kryesore

Detaje nga shpërthimi në Velipojë/ Nëna 40-vjeçare u ngrit të bënte kafe, 7 bombola shpërthyen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen të tjera detaje nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.

Shtatë bombola gazi dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Në media raportohet se nëna 40-vjeçare, A. Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.

Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

Lexo më tej: QSUT jep detaje për gjendjen e 4 të plagosurve në Velipojë: Kanë djegie të rënda në trup. Nuk i nisim dot për Itali 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *