• |
ide | kryesore

Dybala e Pogba së bashku me pushime: vjen francezi te Juventus, apo ikën Joya te United?

-Instant, Sport



Paulo Dybala po kalon pushimet në Miami, e tashmë kishte shkuar për të ndjekur drejtpërdrejt Inter Miami FC ku luajnë miqtë e tij Higuain dhe Matuidi, por këto ditë ai është takua me një tjetër ish të madh të Juventusit: Paul Pogba. Të dy luajtën për Juventusin vetëm një sezon, 2015/16, por mbetën miq të shkëlqyer aq shumë sa që mesfushori u bashkua me Joya në Amerikë menjëherë pas eliminimit të Francës nga Euro 2020.

Është e qartë se fotoja ndezi menjëherë shkëndijën e një lëvizje të mundshme merkato te tifozët e Juventusit, të cilët ëndërrojnë t’i shohin të dy përsëri në bardhezi. Realiteti i merkatos, megjithatë, është shumë i ndryshëm: në Torino objektivi numër një i mesfushës është Manuel Locatelli, i cili ka kosto shumë të ndryshme. Ndoshta hipoteza më reale për sa i përket financave do të ishte largimi i Joyas te Manchester United por Juventus, me orientim direkt të Massimiliano Allegri, dëshiron të bllokojë sulmuesin, në skadencë në 2022, dhe sapo të kthehet nga pushimet do ti propozohet rinovimi. Për momentin dyshja Dybala-Pogba mund të shihet vetëm me pushime, për ti parë të luajnë bashkë përsëri është akoma herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *