• |
ide | kryesore

Luis Enrique dhe selfie analitik bëhet virale: “Po përgatitemi sa më mirë”

-Instant, Sport



Rritet pritshmëria për gjysmëfinalen e Euro 2020 mes Spanjës dhe Italisë të martën në mbrëmje dhe Luis Enrique nuk dëshiron të humbasë kohë. Trajneri spanjoll përfitoi nga dita e pushimit e dhënë për lojtarët e tij, të cilët sot të gjithë drekuan së bashku në një restorant për të forcuar grupin, për të studiuar lëvizjet për të kundërshtuar lojën e të kaltërve. Tekniku është, në fakt, përpara një monitori të dyfishtë, me imazhet e ndeshjes së Italisë kundër Belgjikës: “Po përgatitemi sa më mirë”, shkroi ai duke postuar një selfie në Twitter.

Trajneri iberik, i cili me shumë gjasa nuk do të ketë Sarabian (Dani Olmo në vend të tij) të martën në mbrëmje, por që rikuperon Laporte në mbrojtje, nuk dëshiron me të vërtetë të lërë asgjë për rastësinë dhe tashmë është vënë në punë, për të pikasur pikat e dobëta të Italisë dhe mënyrën si mund ti godasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *