• |
ide | kryesore

“Nuk i bëj komplimente Italisë, më irrituan”: Vertonghen vrer kundër skuadrës së Mancinit

-Instant, Sport



Jan Vertonghen është shumë i zhgënjyer nga eleminimi i Belgjikës nga Euro 2020 dhe nuk ka ngurruar ta pohojë këtë në fjalët e thëna për Sporza menjëherë pas disfatës së pësuar nga Djajtë e Kuq: “Italia është një ekip i mirë, e thonë edhe statistikat. Por unë nuk dua ta përgëzoj shumë, më kanë irrituar në fund (duke iu referuar kohës së pretenduar të humbur nga lojtarët italianë). E di që këto janë justifikime, ne duhet të mendojmë mbi të gjitha për gabimet tona. Ishte faji ynë”.

Mbrojtësi ka një shpjegim të tijin edhe në rastin e golit të Barella: “Unë u përpoqa ta mbaja topin, por nuk ishte zgjedhja e duhur, duhet ta kisha larguar. Më dhemb, jam shumë i zhgënjyer” – ka thënë Vertongen, duke u ndalur edhe në një bilanc të kombëtares belge: “Një mundësi e humbur, ashtu si në turnetë e fundit. Në vitin 2014 u ndalëm në çerekfinale, në 2016 dhe 2018 arritëm në gjysmëfinale. Duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq”, shprehu pakënaqësinë mbrojtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *