• |
ide | kryesore

Palmer: Kosova duhet ta zbatojë asosacionin e komunave serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, ky është mesazhi nga Amerika për Kosovën dhe Serbinë.

Zv.ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim, të cilin institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë. Në një intervistë për RTV21, ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që të zbatojë dhe respektojë Kushtetutën e saj.

“Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij i BE-së do të thonë se marrëveshja do të jetë ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet. Përmes marrëveshjes së Berlinit dhe BE janë arritur marrëveshje që duhet të zbatohen dhe të arrihet marrëveshje shtesë që do ua hapin rrugën.

Nëse të gjithë e kuptojnë se luftojnë për raport normal i cili do ua hapë rrugën drejt BE-së, edhe për Serbinë edhe për Kosovën, ekziston hapësirë për kompromis dhe progres. Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë” – tha ai për RTV21.

Asociacion i komunave Serbe është një mënyrë vetëqeverisje i komunave më shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i asociacionit ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe është nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por qeveria e ka refuzuar zbatim e kësaj marrëveshje, duke u bërë një bllokim për dialogun mes dy palëve.



10 Comments

  1. Do ta kerkojme shkembimin e teritoreve, do bredhim si cifutet npere shkretetire, por nuk do ta gjejme me !!!!
    Do behemi pishman per tere ato qe i thame, e shame, e poshteruam , e pergojuam Thacin…. por do jete teper vone.
    Tani perballuni me nje Bosnjizim te Kosoves.

  2. O uni që i vetëm je me pak që mendon si Rama e Thaçi.Mendim prej tradhëtarësh.Ka ikur ajo kohë që shqiptari të bëjë atë i thonë të tjerët dhe nuk është e vogël siç mendon ti.Janë më shumë seç janë Sërbia e vënde të tjera ish jugosllave.

    1. Mbaje veten me gajret o Gimi,, mbaje , deri sa ta kuptosh qe je komplet gabim.
      Nuk eshte me inat dhe patriotizem kjo pune,…. por me takat.
      Shoqata e komunave Sebe do behet, do fuqizohet dhe do ti krijoje SHUME , SHUME , SHUME probleme Kosoves….. , Shqiptaret do largohen dale nga dale nga lugina e Bujanovcit – Presheves,
      Do vije nje dite qe nuk do te kerkojme dot me ‘reciprocitet’ midis shqiptareve ne Serbi dhe Serbeve ne Kosove. sepse nuk do kete me shqiptare ne Serbi.
      Politikan i mire eshte ai qe arrin te shikoje se si do jete e ardhmja dhe mundohet te kapi me te miren nga mundesite qe afron ajo.
      Ju vazhdoni lojen me tradhetare dhe patriote dhe shikoni endra te bukura.
      Une e shoh shume te zymte te ardhmen e Kosoves me Shoqaten e komunave Serbe brenda saj.

  3. Politika e shqiptareve te kosoves e ka “mekanizmin” e pastrimit te mutsihanes se injorances ose pisllikun te Thaçit etj qe e miratuan ne Kuvendin e Kosoves kete marveshje antishqiptare. Gjykata Kushtetuse e Kosoves eshte shprehur. Nuk besoj qe Palmeri mund te injoroj vendimin e gjykates kushtetuse te Kosoves.

    1. Krijimi i shoqates se komunave serbe eshte miratuar qe ne planin e Ahtisarit . Eshte dhe nje resolute e keshillit te sigurimit per te. Prandaj dhe Rusia sa here bia fjala per Kosoven , fjaline e pare qe ka eshte ‘zbatoni ‘ rezoluten per shoqaten e komunave serbe . Nuk eshte pune e Thacit. Eshte rezultat i bisedimeve midis US-BE-Rusi pasi mbaroi lufta.
      Palmeri jo vetem qe e injoron vendimin e Gj.K te kosoves, por biles dhe do loboje per te rrezuar prap Albinin.
      Kur do te bindeni ju ‘ nacionalistet’ , qe keto gjera jane dakordesi qe jane bere nga fuqite e medha , dhe kosova nuk ka as peshen e duhur ekonomike , as fuqine ushtarake , dhe as moralin ti kundershtoje. ( u krijua si shtet dhe po egzisotn si i tille si pasoje e deshires se BE-US ) .
      Pak rendesi ka se cfare vendos gjykata kushtetuese.. Po te duan , e nderrojne GJ.K brenda 24 oreve..
      Kjo eshte nje e keqe qe ju bashkengjit kosoves qe ne bisedimet e para per nje shtet te pavarur Kosovar. Ne ato momente nuk e kundershtoje dot se nuk te jepte njeri pavaresin.
      Me nje fjale une shoh shume pak mundesi qe Kosova te mos e zbatoje kete detyrim qe i eshte vene.
      Ideja eshte te luftohet shume fort qe Shqiptaret e Serbise te marrin egzaktesisht te njejten gje qe Serbet e Kosoves do te marrin . Por per shqiptaret e Serbise nuk eshte rene dakort ne asnje bisedim midis fuqive te medha… dhe asgje nuk do behet per ta.

  4. Sa jan shtu bundrat e amelikes. Na japin dhe urdhra. Na bejne dhe ligjin prej mijera km larg. Dhe k…e shqipove rrine. Duhet nje enver tja japu menderet ne dor e ti qerroje te gjith prej ketij vendi.Qelbesira qe qelbni ngado vini kemben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *