• |
ide | kryesore

Rinas/ Turkut i kapen mijëra dollarë të padeklaruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rinasit



Plot 33 mijë dollarë u sekuestruan ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi ishin të padeklaruara.

Shuma e parave ishte e fshehur në çantën e laptopit të shtetasit turk N. P., 43 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal.

“Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. E po pastaj se ishin të padeklaruara?! Lekët e veta janë. Ka gjë policia prova se jan fituar me pa të drejtë?!

    Edhe ligjin e bën Maliqi sa për dijeni dhe ky është një nga ato “ligje” që duhet zhdukur pa gdhirë akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *