• |
ide | kryesore

Shkeljet në rrugë/ Policia gjobit rreth 2500 shoferë, tetë prej tyre arrestohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Në stilin tipik të qeverisjes Rama, ku krimet dhe tragjeditë nuk paraprihen por ndaj tyre reagohet më pas, dhe Policia Rrugore vazhdon aksionin e intenfisikuar pas ngjarjes tragjike të 25 qershorit, ku katër pjesëtarët e një familje humbën jetën në një aksident në rrugën Fier-Vlorë.

Lexo më tej: Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime 

Nga shkeljet e konstatuara, përfshihet shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/ orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Për këto parregullsi, Policia njofton se ka vendosur 2482 gjoba, ka arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje. Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi.

“412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.” – njoftoi mes të tjerash policia. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. he mo se mire jua bejne, ecin me 100 ne ore dhe neper lagjet e Tiranes si te droguar dhe te cmendur, duke marre me qafe pleq e femije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *