• |
ide | kryesore

Shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin në Velipojë, plagoset një nënë bashkë me tre fëmijët

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia e Velipojës jep informacion zyrtar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel, ku u plagosën katër anëtarët e një familjeje, pronar të këtij biznesi.


Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç.


Nëna me tre fëmijët jetonin në Lezhë, por kishin shkuar mbrëmjen e kaluar në Velipojë për të pastruar hotelin, pasi iu kishte thënë bashkëshorti, që jeton në Itali.

“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu