• |
ide | kryesore

Camila Cabello, së shpejti në filmin “Cinderella”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Camila Cabello ka zbuluar së  fundmi se do të luajë rolin kryesor në filmin “Cinderella”.

Përmes rrjetit social, Twitter, Camila ka postuar trailerin e filmit dhe ka treguar se ndihet e lumtur për këtë projekt.”Kjo ishte një nga eksperiencat më magjike të jetës sime. Mezi po pres që ta shihni”, ka shkruar ajo.Filmi do të vijë me disa ndryshime .Camila do të luajë rolin e Hirushes e cila është një rrobaqepëse. Ajo nuk mund të shkojë në ballon e princit, rol i luajtur nga aktori Nicholas Galitzine, derisa “zana e saj”, e luajtur nga Billy Porter, e lejon të hyjë brenda në festë. “Cinderella” do të shfaqet në platformën “Amazon Prime” më datë 3 Shtator.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *