• |
ide | kryesore

Covid pëson një tjetër mutacion/ Varianti “Lambda” më ngjitës dhe ndoshta më vdekjeprurës

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Varianti “Lambda” i njohur për shkencëtarët si C.37 u identifikua për herë të parë në Peru që në dhjetor të 2020. Nga ajo kohë ai është bërë varianti dominant në vendin e Amerikës së Jugut ku përbën më shumë se 80% të infeksioneve të reja. Tashmë është zbuluar në të paktën 30 vende, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por, a duhet të shqetësohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e njohu zyrtarisht variantin Lambda si një mutacion në 14 qershor. Ekspertët janë të shqetësuar se ky mutacion “i pazakontë” mund të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Një studim në Universitetin e Santiagos në Kili shqyrtoi efektin e Lambda tek personat që kishin marrë dy doza të vaksinës kineze CoronaVac. Rezultoi se Lambda është më infektues se variantet Gamma dhe Alpha dhe ishte i aftë t’u shpëtonte antitrupave të prodhuar nga vaksinat.

Jeff Barrett, drejtor i Iniciativës së Gjenomikës COVID-19 në Institutin Ëellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar tha se ky ishte një grup mutacionesh mjaft i pazakontë.

“Lambda ka një model unik prej 7 mutacionesh në proteinën Spaike që virusi përdor për të infektuar qelizat njerëzore” – shkruan Financial Times.

Pablo Tsukayama, një mjek i mikrobiologjisë molekulare në Universitetin Lay’s Cayetano Heredia tha se varianti Lambda po përhapet më shpejt sesa variantet e mëparshme.

Të tjera studime thonë se përveçse më infektues, varianti Lambda mund të jetë edhe më vdekjeprurës së Delta, mutacioni indian i Covid. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ky mutacion ka ekzistuar qe vjet ndaj mos u shqetesoni. Thjesht tallja me njerezit vazhdon. Mire qe nuk ja vune emrin Lambada te pakten te filloni mileti te kercenin.

    1. Ju zëntë mortaja o plehra që po na shkatërroni me izolim vaksina vdekjeprurëse! U shofshi me soj e sorollop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *