• |
ide | kryesore

FOTO/ 36-vjeçari fikson dritat e çuditshme në qiell: U shokova nga ajo që pashë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



36-vjeçari britanik Matthew Evans vuri re një objekt të ndritshëm në qiell teksa po vështronte nga dritarja e tij javën e kaluar. Me një celular ai e fiksoi pamjen mbi bregdetin e Devon duke e bërë atë virale në rrjet.

Fotografia tregon 4 drita të ndritshme në një objekt në formë trekëndëshi që qëndronte në qiell. 36-vjeçari tha se brenda pak sekondash objekti u zhduk në distancë.

“Nuk po lëvizte siç do të lëvizte një aeroplan. Ishte duke lëvizur shumë më ngadalë dhe u ngrit poshtë e lart për pak përpara se të kalonte 10 sekonda. Ai qëndroi në një vend aq kohë sa unë të nxirrja telefonin tim dhe të merrja ato pamje. Pastaj shpejt u zhduk me shpejtësi dhe nuk mund ta shihja më. Drita ishte vërtet e ndritshme”, – tha ai.

Janë të shumtë komentuesit e bindur se bëhet fjalë për një UFO. Pak ditë më parë Pentagoni lëshoi një raport publik mbi këto fenomene. Raporti me vetëm 9 faqe i lëshuar më 25 qershor përfshinte 144 vëzhgime ushtarake të UFO-ve kryesisht nga viti 2019, nga të cilat vetëm 1 prej të cilave mund të shpjegohej. ©LAPSI.al

Moment student captures 'large UFO' hovering over Devon seafront | indy100 UFO photographed above Devon as US releases long-awaited UAP report -  Nottinghamshire Live

UFO në qiell”/ 36-vjeçari fotografon objektin e çuditshëm në formë  trekëndëshi (Pamjet) - Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *